Teksa problemi i emigrantëve që kërkojnë të kalojnë detin për një jetë më të mirë është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes për shkak të mbytjes e vdekjes tragjike të shumë prej tyre, mediat britanike kanë intervistuar një kontrabandist.

“Kontrabandisti i pashpirt i emigrantëve thotë se nuk më interesojnë vdekjet”, shkruhet në media pasi 27 persona humbën jetën në tragjedinë e Calais.

Një ndërmjetës i një bande kontrabande emigrantësh është ‘mburrur’ duke thënë se nuk ndjen asnjë faj për dërgimin e njerëzve në rrezik.

Ndërmjetësi tha se rrjetet e pamëshirshme të trafikimit nuk kujdeseshin për viktimat dhe do të vazhdonin të bënin tregtinë e tyre të ndyrë.

Afgani i intervistuar nga The Sun, i cili dha edhe emrin e tij Bibi, në një kamp në një pyll pranë Dunkirk u zotua se “do të vazhdojë të dërgojë njerëz në Angli, ku ata duan të shkojnë – me anije dhe në mënyra të tjera”.

“Njerëzit nuk janë të frikësuar dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që bëjmë. Francezët nuk mund dhe nuk do të na ndalojnë. Unë nuk ndihem fajtor për atë që po bëj. Vdekjet nuk do të më ndalojnë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: