KOSOVE-Një kosovar i kthyer nga lufta në Siri, rrëfen për RTV21 se si ra pre e rrymave ekstremiste të cilat e orientuan drejt luftës së organizatës terroriste ISIS.

Ai ndihet shumë i penduar që u bë pjesë e kësaj lufte dhe u bën thirrje të rinjve kosovarë që në asnjë mënyrë mos të bien viktimë e ideologjive ekstremiste.

I riu shpjegon rrugën sesi arriti deri në Siri, dhe sa e lehtë është të bashkohesh me ISIS. Komunikimin e parë e pati nëpërmjet Facebook-ut me personat që rekrutojnë luftëtarë. Nga Stanbolli mërriti në Hatay ku iu komunikua rruga që duhet të ndiqte për tu bashkuar me pjesën tjetër të grupit.

Arsyeja që u nis drejt Sirisë ishte të luftonte kundër regjimit të Bashar al-Asadit, por thotë se pasi ka shkuar atje e ka parë se kishte gabuar.

Ai ndihet shumë i penduar që u bë pjesë e kësaj lufte dhe u bënë thirrje të rinjve kosovarë që në asnjë mënyrë mos të bien viktimë e ideologjive ekstremiste.

“Më shumë preh e mashtrimeve të tilla bien të rinjtë që nuk kanë kushte dhe nuk kanë edukimin e duhur”, shprehet i riu.

Rekrutimi i luftëtarëve është një nga problemet më të mëdha që po has dhe vendi ynë kohët e fundit. Akuza të shumta rëndojnë mbi imamët e xhamive të cilët iu mbushin mendjen besimtarëve se kjo luftë është në të mirë të fesë,se dhe vetë feja e përkrah këtë luftë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: