TIRANE

Shoqëruesja e parë e Miss Universe Albania 2020, Françeska Mustafa, së bashku me djalin e saj 3-vjeçar Priam, ishte këtë pasdite e ftuar në “Rudina”, ku ndau me publikun emocionet nga kompeticioni i bukurisë, jetën si nënë në moshë 23-vjeçare, marrëdhënien me djalin e saj, por edhe projektet që dëshiron të realizojë së shpejti.

“19 vjeç unë kam mbetur shtatzënë, sapo mbusha 20 linda. Lindi Priam i cili tani është 3 vjeç”, – tha Françeska në studio duke shtuar se ka qenë dëshira e të dyve që të bëheshim me një bebe në moshë të re.

Unë kam dashur vetë të impenjohem për rritjen dhe shëndetin e Priamit. Unë dy vite që kur ka lindur Priami kam qenë duke iu përkushtuar atij. Kam dashur të jem prezente në jetën e tij derisa të arrinte këtë moshë. E kam zgjedhur vetë dhe e kam shijuar shumë. Më ka privuar nga disa gjëra, por e kam zgjedhur vetë ta bëj.

Nuk kam asnjë peng, sepse kam tim shoq që më ka sjellë në jetë gjithmonë atë që unë kam dashur. Dëshirën për t’u bërë nënë e kam pasur më të hershme dhe shumë pak njerëz e dinë këtë. Unë kam pasur një shtatzëni para Priamit, kam qenë në moshën 18 vjeç. Unë mbeta shtatzënë dhe e kishim shumë merak atë fëmijë dhe mezi e prisnim, por ai fëmijë nuk ishte ngjizur ashtu siç duhej dhe dështoi në muajin e tretë. Kur unë vajta të bëja vizitën për të dëgjuar rrahjet e zemrës që mezi e prisja, nuk i kemi dëgjuar.

Ata thanë që fëmija duhet hequr, por unë nuk e bëra abortin. Ecja gjithmonë me shpresë, por fëmija pas dy javësh u shpërbë vetë dhe aty lindi akoma më shumë dëshira për të bërë një fëmijë tjetër. Neve na mbeti shumë peng, e kemi vuajtur shumë atë pjesë sepse aborti ndodhi një ditë para fejesës sonë, por e kalova mire, sepse kam pasur pranë njerëzit që i kam dashur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb