Modelja e njohur italiane, Sara Croce, ka zbuluar së fundmi se ka komunikuar me futbollistin portugez me famë botërore, Cristiano Ronaldo.

“Ai u shkroi gjysmës së Milanit, vajzave të famshme dhe jo të famshme. Asnjëherë në jetë nuk do të shkoja me një futbollist. Të jesh me një futbollist është sinonim i brirëve të kafshës”, ka deklaruara Sara.

E ftuar në emisionin “Rivelo” të drejtuar nga Lorella Boccia, tregoi për rastin kur sulmuesi i Juventusit u përpoq ta bënte për vete, shkruan mediumi italian ilFattoQuotidiano, raporton ‘telegraf’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Një person i dha numrin tim të telefonit dhe u zemërova shumë. Ai më shkruajti në WhatsApp dhe pas refuzimit tim tha që do të më bllokonte në Instagram”, tregoi ajo.

“Kështu ishte dhe prandaj kuptova që ishte ai Ronaldo i vërtetë”, shpjegoi Sara Croce më tutje për televizionin italian.

Modelja nuk specifikoi nëse kjo kishte ndodhur në kohën kur Cristiano ishte fejuar tashmë me partneren aktuale Georgina Rodriguez apo në kohën kur ishte beqar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb