ANGLI- Trajneri i Manchester, José Mourinho rrëfen jetën e tij në Anglinë Veriore, atje ku drejton një nga skuadrat më të mira, Manchester United.

Por ndërsa mund të flasim për rezultate mediokre në fushë, jeta jashtë saj është edhe më keq, një katastrofë! Kështu të paktën shprehet vetë tekniku Mourinho ndërsa pranon vështirësitë që po kalon në Manchester.

I vetëm, pa familjen dhe i ndjekur këmba këmbës nga paparazët, jeta jashtë fushe duket se nuk i buzëqesh portugezit.

“Jetoj në një hotel, ky është një super lajm për paparacët, që më presin aty poshtë në çdo orë të ditës”. Janë këto fjalët me të cilat shpjegon “ferrin” në jetën e tij.

“Ka ditë që dua të eci i lirë në rrugë, por nuk mundem Dua vetëm të kaloj rrugën dhe të shkoj në restorant, por nuk mundem dhe kjo më bën aq keq”,- shton ai.

Largësia me familjen është gjëja më e vështirë për të. Siç thotë edhe vetë është hera e parë që nuk e ndjekin në një aventurë profesionale.

“Vajza ime do të festojë 20 vjetorin javën që vjen, ndërsa djali do bëhet 17 vjeç për disa muaj. Janë stabilizuar në Londër, vajza në universitet, djali ka futbollin, atje kanë edhe miqtë. Pra, kanë një moshë që nuk mund të më ndjekin si më parë. Problemet nuk m’i zgjidh as një apartament nëse e marr me qira apo e blej. Nuk di as të gatuaj”,- thotë ai për tv Sky Sport.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: