Paris Hilton ka folur për periudhën më të vështirë të jetës së saj. Trashëgimtarja e hoteleve Hillton tregoi për video seksuale që ju publikua me ish të dashurin Rick Salomon në dokumentarin amerikan Meme të Bert Marcus, i cili u shfaq premierën e Festivalit të Filmit të Tribeca të premten.

37-vjeçarja e pëshkroi si një periudhë të tmerrshme: “Ishte sikur të kanë përdhunuar. Ndjeja se kisha humbur një pjesë të shpirti tim. Unë doja të vdisja. Isha si: ‘Thjesht nuk dua të jetoj’.”

Në kohën kur u publikua video me përmbajtje seksuale të Paris, ajo sapo kishte arritur sukses në botën e televizonit, ku së bashku me shoqen e ngushtë Nicole Richie shkëlqyen në serialin televiziv The Simple Life.

“Unë nuk doja të bëhesha e njohur në këtë mnëyrë… Kurrë nuk do të jem ashtu siç kam qenë,”-shtoi Paris.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: