Ish-kampioni olimpik i peshëngritjes, Pirro Dhima ka rrëfyer për mediat greke historinë e fëmijërisë dhe hapat e para të karrierës në Shqipëri.

Dhima ripërsërit sërish, dhe kësaj radhe më fort se nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët edhe pse vijon të ketë kontakte me persona në Shqipëri. Ai thotë se është nder dhe krenar që është grek, nga gjyshi në gysh me origjinë.

”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, tha Dhima.

Ai tregon se prindërit e tij jetonin në Tiranë dhe atë e rriti gyshja në Himarë, të cilën e konsideron si zonjë të mençur dhe të mrekullueshme.

“Sigurisht. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im sepse familja ime ishte e zënë me punë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur.”, – tregon Dhima.

Ai thotë se me peshëngritje është marrë që 7 vjeç e gjysmë teksa tregon se në kohën e Partisë Komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri, minoritarëve grekë nuk u jepej e drejta të shkolloheshin në universitete përveç atyre të betuarve për partinë.

““Kam filluar të ngre pesha kur isha 7.5 vjeç. Dhe që nga fillimi u konsiderova një nga talentet më të mëdha. Edhe pse më pëlqente futbolli dhe sportet e tjera, rreth moshës 13 vjeç vendosa t’i përkushtohem plotësisht sportit. Më mbingarkuan peshat ”.

Partia Komuniste nuk na dha neve të Veriut mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë.”- thote ai.

Pak ditë më parë një gazetare e etiketoi Pirro Dhimën si shqiptar, por ai replikoi me të duke e sqaruar se ishte grek i lindur në Shqipëri. Dhima u largua nga Shqipëria pas rrëzimit të komunizmit, duke fituar medalje të arta për Greqinë edhe pse u lind dhe u rrit profesionalisht në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb