BELGJIKE – I dyshuari kryesor për sulmet e nëntorit në Paris, Salah Abdeslam në dëshminë e parë pas arrestimit, ka pohuar se kishte pasur në plan të hidhte veten në erë në stadium.

“Doja të hidhja vetën në erë në stadiumin “Stade de France”, por më pas ndërrova mendje”- tha ai.

Ky informacion është bërë i ditur në një dalje përpara gazetareve, të prokurorit të Parisit, Fransua Molins. Ai ka shtuar se këto deklarata duhen marrë me shumë kujdes.

“Duhet pyetur vetja përse prezenca e Abdeslam, u njoftua dhe në disa pika të tjera të Parisit si në Montmartre dhe në “Bazilikën e Zemrës së Shenjtë”, ku ISIS ka tentuar të realizojë atentate, por që nuk ka mundur t’i çojë deri në fund.”- tha prokurori.

Marrja në pyetje është bërë në prezencë të një gjykatësi belg dhe avokatit, Sven Mary.

Sipas avokatit, Abdeslam do të kundërshtojë kërkesën e Francës për ekstradim dhe do të bashkëpunojë me drejtësinë belge. Akuza për Salah Abdeslam nga ana e drejtësisë belge është ,”Masakër terroriste” dhe “Pjesëmarrje në aktivitetin e një grupi terrorist”.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: