TIRANE

Në këto javë të mezipritura për Turin dhe Orindën, ka nisur edhe diskutimi për emrin. Si do të quhet vajza që do të vijë së shpejti në jetë?

Turjan Hysko ka qenë i ftuar në programin ‘Në Kurthin e Piter Pan’ e ka folur për herë të parë për ndjesitë e reja dhe statusin e babait të ardhshëm, mes vogëlushve që nuk pushonin nga kurioziteti. Kur u pyet për gjithçka po përjeton emocionalisht, Turi rrëfeu se nuk di as në mund të shprehë çfarë po ndjen.

“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikoj ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhuroj shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha ai.

Ndërsa në vazhdim tregoi një detaj të vogël për emrin e së voglës që shumë shpejt do ketë fatin ta mbajë në krah. Çifti ka vendosur që vajza të ketë një emër që fillon me ‘A’, por ende nuk e kanë zgjedhur. Megjithatë janë të bindur që vajza do e pëlqejë shumë.

Pa ardhur akoma fëmija i parë, Alketa e pyeti edhe për planet e një tjetër bebushi, por Turi u shpreh që kjo nuk varet vetëm prej tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: