Skandali Wanda Nara – Mauro Icardi – Maxi Lopez njihet tashmë nga të gjithë. Shoku më i ngushtë i Maxi-t, Mauro i “rrëmbeu” gruan mikut të tij.

Ëanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e bomberit të Interit ka zbuluar për “Gazzetta dello Sport” “prapaskenat” e tradhëtisë së saj ndaj sulmuesit të Torinos.

“Kam takuar Mauron nëpërmjet Maxi Lopez kur ishte 18 vjeç. Pas divorcit, unë isha kthyer për të jetuar në Argjentinë dhe tashmë kisha regjistruar fëmijët për vitin e ri shkollor. Më duhej të kthehesha në Milano për të tërhequr disa dokumenta dhe më pas të kthehesha mbrapsht. Rastësisht takova Mauron dhe ai më pyeti nëse doja të haja me të, por ai nuk kishte lek. I dhashë disa para dhe pjesa tjetër ndodhi në mënyrë spontane.

“Mauro mund të kishte bërë gjithçka që donte në jetë, por tregoi pjekurinë e një njeriu shumë më të vjetër. Ai i mbajti premtimet e tij. Shpejt kuptova se kujdeset edhe për fëmijët e mi dhe kjo do të thoshte gjithçka.

Maxi Lopez jetonte në Milano me Icardi dhe dy fëmijët e tij nga martesa me Wanda.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: