TIRANE- Brenda pak ditësh Task Forca e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve do të publikoje raportin përmbledhës mbi shkeljet, dhe këtu mbyllet misioni i saj.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e News24 Marsela Karapanço, zv.kryeministrja Ledina Mandija flet edhe për fatin e afërt të saj dhe ministrave teknike të qeverisë.

“Sipas Kushtetutës ministrat qendrojnë deri në ardhjen e ministrit tjetër. Eshtë në vlerësimin e ministrave, në lidhje me dorëheqjen, apo qëndrimin, ashtu siç është edhe në vlerësimin e kryeministrit për shkarkime referuar Kushtetutes. Ajo që dua të them është se ministrtat në bazë të Kushtetutës duhet të qendrojne aty edhe po në rastin që do të bënin një dorëheqje”,- tha Mandija.

Ajo flet edhe për marrëdhënien me zotin Rama, me të cilin ka ndarë të njejtën zyrë.

Ai ka qënë i angazhuar në fusgatë, kure une kam monitoruar sjelljen e administratës gjatë fushatës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb