Trajneri kampion Emanuel Egbo është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “Neës 24”. I pyetur në lidhje me të futbollistët dhe kontratat e tyre tek Tirana ai deklaroi se

“Klubi ka shumë gjëra në dorë. Ka edhe shumë lojtarë pa kontratë. Ka edhe likuidime të disa gjëra. Sa të mbyllë disa gjëra do të fillojë. Ka lojtarë për të rinovuar. Shumica e lojtarëve janë pa kontrata. Duhet vazhdimësi. Ka kohë. Brenda 2-3 ditësh e mbyll me të gjithë lojtarët që ke në plan. Kam besim te vetja ime. Unë kam vëmendjen dhe përqendrimin te finalja e Kupës së Shqipërisë.

Ai që nuk brenda në klub nuk e di se çfarë është duke ndodhur. Në fund do dalin lajmet që presin të gjithë. Kanë ngelur vetëm zyrtarizimet. Duhet të presim edhe pak. Kampionati shqiptar nuk mund të krahasohet me Anglinë, Gjermaninë dhe Italinë. Duhet të mbarojmë këtë pastaj të vendosim.

Kush do mund të vijnë t’i jap kurs për të stërvitur lojtarë. Licencën UEFA Pro e kam marrë në vitin 2013-2014. Kam stërvitur Bylisin. Kam qenë brenda. Kam mësuar nga të gjithë trajnerët që kanë qenë te Tirana. Nuk mund të vijë një trajner të thotë jam me më shumë eksperiencë se ty. Ky është një nga sekretet e fitimit të titullit, menaxhimi. Ia arritëm të menaxhonim lojtarët mjaft mirë.

Kam dëgjuar disa analistë, që kanë tentuar të marrin merita që nuk i takojnë. Çdo sezon Tirana ka bërë ekip për të fituar. Para se të vinte Mema më kanë ofruar ekipin por nuk e kam pranuar, sepse nuk ka qenë koha e duhur. Unë kam qenë një nga ata që kam thënë të vijë Ard Mema dhe tentuam të bashkëpunonim bashkë. E filluam mirë sezonin, duke sjellë të gjithë lojtarët. Kemi bërë një miks. Ardi ka meritë deri në momentin që ka ikur. Ka bërë ekipin për të dalë kampion. Çdo sezon Tirana bënte ekip për të dalë kampion.

Nuk dua trajner portieri, nuk është se kam frikë. Stafi duhet të ketë besimin. Nëse sjell dikë që nuk ka besim, nuk vlen. Ilion Lika është portieri më i mirë në kampionatin shqiptar. Kam një staf të vogël, por të shkëlqyeshëm. Kjo më ndihmon të merrem edhe me portierët, Lika është një trajner-portierësh. Plus edhe Edvan Bakaj. Kur të fillojë sezoni i ri, mund ta marrim një trajner portierësh.

Nuk flas për një skuadër kur nuk jam brenda një skuadre. I dimë ne vlerat e skuadrës. Çelësi i suksesit në këtë klub është menaxhimi! Të njëjtët lojtarë ishin kur ishim në vend të 8-të, të njëjtët janë edhe tani që u shpallëm kampion. Janë shumë faktorë, që po i fillova tani nuk mbaroj. Kur filloi sezoni rifituam Torasën dhe Kalenë. Ndeshjen ndaj Partizanit, Kale dhe Torasa ishin gati për të marrë letrat dhe për të ikur nga klubi sepse ishin të shkatërruar, rifituam Hoxhallarin, Muçën, etj.”- tha Egbo/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb