Të shumtë janë qytetarët që kanë braktisur Ukrainën e pushtuar për t’u vendosur në vendet fqinj.

BBC, ka shkuar në pikën kifitare Medyka, midis Ukrainës dhe Polonisë, ku ka intervistuar një grup studentësh. Ata kanë thënë se janë nga jemeni dhe kanë ecur rreth 40 km në tokë për të arritur në Poloni.

“Situata në Ukrainë është e mjerueshme, nuk ka mëshirë për askënd. Gratë dhe fëmijët janë kapur në një luftë kaotike,” tha Ahmed Omar.
Miku i tij Mohamed Abdel-Aziz shtoi:

“Populli ukrainas është kaq i sjellshëm. Por është gjithmonë kështu – forca brutale fiton.”

Pavel është polak dhe ai mbante një tabelë kartoni me një mesazh se ai po ofron udhëtime falas për refugjatët. Ai thotë se ka shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë.

Sakaq, vlen të përmendet se OKB vlerëson se numri i refugjatëve që do të derdhen në Poloni do të jetë mbi një milion dhe se deri në katër milionë në total mund të largohen nga Ukraina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb