Për raportimin e tyre nga Mariupoli, gazetarët Mstyslav Chernov dhe Evgeniy Maloletka u nderuan me çmimin e Deutsche Welles, Freedom of Speech Award në kuadër të GMF. Të dy gazetarët duan të kthehen në front.

“Nga të gjitha ato që kam parë në Mariupol më ka mbetur një pamje në kujtesë: kufoma e një foshnjeje që ndodhej në bodrumin e një spitali.” Mstyslav Chernov përshkruan skenën në bisedë me Deutsche Welle. Ky ka qenë regjistrimi i fundit në Mariupol. Në të njëjtën ditë, Mstyslav u largua nga qyteti i pushtuar. “Ne po filmonim në një spital, kur një mjek erdhi tek unë dhe m’u lut ta ndiqja në oborrin e pasmë”, raporton Mstyslav Chernov. “Aty pashë papritur duzina kufomash, shtrirë përtokë, të mbështjellë në thasë plastikë apo qilima. Ishin kufoma civilësh të vrarë në bombardime. “Mes tyre ishte aty një paketë e vogël. Mjeku u përkul përpara e hapi dhe pashë trupin e vogël të një foshnjeje. Përbri një letër, ku thuhej, se ky foshnje ishte vetëm 23 ditë.”

Mstyslav Chernov është gazetar i agjencisë së lajmeve, Associated Press. Ai dhe kolegu i tij prej vitesh, fotoreporteri Evgeniy Maloletka, u nderuan me Freedom of Speech Award të Deutsche Welle-s për raportimin e tyre nga Mariupoli në shkurt dhe mars. Të dy gazetarët mbërritën në qytetin port, para marshimit të trupave ruse në Ukrainë dhe raportuan nga aty tre javë, deri sa u evukuuan nga mesi i marsit nga qyteti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamjet dhe videot rrëfejnë detaje të tmerrshme të luftës, se si Mariupoli dikur në lulëzim u shkatërrua dhe u zhyt në kaos përmes bombardimit masiv rus.

Gazetarët dokumentuan kushtet e pashpresa, nën të cilat jetonin banorët e qytetit, pa gaz dhe rrymë elektrike madje banorëve iu desh të mbijetonin për disa javë pa qasje në ushqime dhe ujë të pijshëm. Ata fotografuan varret masive, të mbushur me kufomat e civilëve dhe fëmijëve. Pa provat e shumta të Chernov dhe Maloletkas bota nuk do të kishte mësuar aq shpejt, se çfarë tmerri u solli marshimi rus qytetarëve në Mariupol.

Pamje hedhin poshtë propagandën ruse

Më 9 mars Maloletka fotografoi mjekët që nxjerrin një grua shtatzënë nga klinika e shkatërruar nga sulmi ajror rus. Chernov e filmoi shkatërrimin. Shtatzëna dhe fëmija e saj ndërruan jetë më vonë, po pamja që ofroi fotoreporteri bëri xhiron e botës. Gazetarët nuk e dinin se këto pamje do të mbërrinin tek kaq shumë njerëz e do të shkaktonin kaq shumë reagime zyrtare. “Nuk ishte e lehtë, të kishe qasje në internet, dhe nuk kishim mundësi të ndiqnim media të tjera se çfarë reagimesh kishin sjellë ato që kishim fotografuar dhe filmuar”, thotë Chernov. Kur u bombardua materniteti m’u bë e qartë, se ky ishte njëri nga momentet më me rëndësi të luftës dhe që këto pamje do të kishin një efekt të madh.

Në kohën që gazetarët përpiqeshin t’i nxirrnin filmimet e fotot nga qyteti duke kërkuar internet, mediat ruse bombardonin opinionin me propagandë, sipas së cilës nga trupat ruse nuk ka pasur dëme në civilë. Por pamjet e Maloletkas që dokumentuan shkatërrimin e klinikës u bënë virale dhe provuan të kundërtën.

Gazetarët nën presion

Për Chernov dhe Maloletkan raportimi nga rajonet e krizës nuk është i ri. Chernov ka raportuar nga rajonet e krizës si Siria, Iraku, Myanmari, kurse Maloletka ka raportuar me vite për revolucionin në Maidan në Ukrainë si edhe konfliktin në Donbas dhe në Krime. Por Mariupol ishte diçka tjetër. Chernov e quan raportimin nga Mariupoli një nga detyrat më të vështira dhe të rrezikshme. “Kjo luftë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e paparashikueshme dhe zhvillohet me armë ekstremisht të zhvilluara”, thotë ai. “Ti frikësohesh nga njëra anë për jetën, dhe në të njëjtën kohë ndjen presionin të prodhodh material t’ia bësh të ditur botës, sepse kjo ka rëndësi.” Çdo gazetar që raporton nga Ukraina e ndjen këtë, thotë ai.

Që nga fillimi i luftës trupat ruse qëllojnë rregullisht mbi gazetarët, sipas një raportimi të “Reporterëve pa kufij”. Sipas të dhënave të Komitetit të Mbrojtjes së Gazetarëve, CPJ (njoftim i 13 qershorit 2022) janë vrarë të paktën 12 gazetarë në zonat e luftës në Ukrainë, mjaft të tjerë konsiderohen të humbur. Burimet ukrainase bjën të ditur shifra më të larta.

Mëgjithë rreziqet Chernov dhe Maloletka do të kthehen në front pas marrjes së çmimit Freedom of Speech Award të Deutsche Welles në Global Media ForumChernov thotë se situata në Ukrainën lindore është po aq e tmerrshme si në Mariupol në kohën e pushtimit, ose më keq. “Askush nuk e di sa viktima civilësh ka, sa shkatërrim ka, sepse nuk ka pamje nga rajone të tilla.” Ai do të kthehet në Ukrainë. Jam ukrainas dhe gazetar, dhe njerëzit duhet të informohen për atë që ndodh në Ukrainë, thotë ai. Puna e gazetarëve këto kohë është më shumë se një raportim. Bëhet fjalë për raportimin në fillim të diçkaje të madhe, bëhet fjalë të jesh dëshimtar i ngjarjeve e luftimeve që do të përcaktojnë të ardhmen e botës.” E si mund të mos e ndjesh si gazetar detyrimin për të raportuar, pyet Chernov./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb