Edhe pse po vazhdon emigrimi i kosovarëve drejt vendeve të Europës duke zgjedhur rrugët ilegale numri i atyre të cilët po dëbohen nga vendet e BE-së po rritet. Familja Morina nga Prizreni dhe ajo Ajeti nga Prishtina janë dy nga familjet e shumta kosovare të cilat u dëbuan nga Çekia, njofton RTK.

Gazmend Morina së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij të vogla pas katër muajsh qëndrimi në Çeki u kthyen në Kosovë. Të njëjtin fat e kishte edhe familja Ajeti nga Prishtina.

Milazim Ajeti kishte marrë gruan dhe dy fëmijët e tij dhe kishte marrë rrugët ilegale drejt Europës por kishte përfunduar në burg bashkë me familjen e tij. Ai thotë se për dy muaj harxhoi më shumë se 5 mijë euro dhe sërish i duhej të kthehet në Kosovë.

Të dy kryefamiljarët që përjetuan tmerrin e rrugës ilegale të migrimit kanë një lutje për të gjithë ata që po nisen ose po mendojnë të nisen drejt Europës. “Ju lutem mos me shku”, thonë ata.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: