POGRADEC- Në shtëpinë e 15-vjeçares që u përdhunua dhe mbeti shtatzënë në fshatin Velçan të Pogradecit varfëria është ulur këmbëkryq në të katër qoshet. Dërrasa të thyera, suva e rënë, mure gati të shemben, çati e shkatërruar.

Nuk janë më mirë njerëzit, 7 persona që jetojnë mes këtyre mureve, më mirë mbijetojnë, tërhiqen zvarrë çdo ditë të jetës për të thënë në fund ‘ja hodhëm edhe këtë ditë’. Por jo, ata kishin shpresë se 4 fëmijët do t’i fejonin e martonin dhe shtëpia do të lulëzonte, deri sa një dramë i theu gjithçka.

15 vjeçe dhe për një muaj do të bëhet nënë por thotë se fëmijën nuk do ta mbajë. Duke qarë pa pushim, me lot nëpër faqe Xh.B. tregon si ndodhi dhunimi në muajin mars, duke ngritur gishtin e akuzës mbi fqinjin e saj 55-vjeçar.

shtepia e 15 vjecares se perdhunuar ne pogradec

Si ka ndodhur ngjarja e rëndë?
Unë isha në shtëpi…dhe ai erdhi shtyu këtu tek dera (qan). Shtyu dhe unë u rrëzova dhe më hipi sipër.

Kur ka ndodhur kjo?
Në mars.

Po pse e keni bërë denoncimin tani?
(qan)…Më vinte zor të tregoja.

Ju e njihnit personin?
Po, e kemi komshi.

Keni hyrje-dalje me njeri-tjetrin?
Po.

Po lidhje fisnore keni?
Jo.

Çfarë i keni thënë ju?
Ai kaq më tha ‘mos trego’ dhe iku.

Do e mbani fëmijën?
Jo.

Ju me çfarë jetoni?
(qan) Vetëm me një pension prej nonës.

Çfarë kërkoni ju nga policia? Kërkoni drejtësi?
Po.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb