AUSTRALI – 19-vjeçarja australiane Elle Lietzow e privoi veten nga ushqimi, për tu dukur e dobët, në mënyrë që ta njihnin të gjithë në shkollë dhe të kishte më shumë shokë. Ajo arriti të humbiste plot 40 kg, dhe peshonte vetëm 35 kg. 19-vjeçarja nuk e kishte kuptuar rrezikun që po i kanosej, deri në momentin kur u dërgua me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë.

“Kur ndërpreva notin, për t’ju përkushtuar studimeve, i thashë vetes se duhet të bëja diçka që të mbaja trupin tim në formë, pavarësisht se nuk do të merresha më me sport. Kështu nisi ferri i anoreksisë.”- shprehet vajza.

“Kur mbërrita në spital, mëlçia dhe veshkat e mia ishin pothuajse jashtë funksionit. Nuk pija as një pikë ujë. Nuk kisha më energji, e dija që isha duke vdekur.”- thotë 19-vjeçarja.

“Por që kur u shtrova në spital jeta ime ndryshoi. Atje vendosa të bëhesha shembull për të tjerët. Fillova të ha dhe vendosa të bëhem vegjetariane. U them të gjithë atyre që vuajnë nga anoreksia se askush nuk mund t’ju ndihmojë përveçse vetja juaj.”- thotë Elle.

Tashmë dieta e përditshme e Elle Lietzow është: “Në mëngjes: 4 mollë, katër kivi dhe pesë banane. Në drekë, dy patate me salcë avokado dhe në darkë, një supë me kerry dhe patate.”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: