Një shqiptar e ka detyruar të prostituojë. Kryente marrëdhënie seksuale me përafërsisht 50 meshkuj në ditë, kurse njëherë ishte detyruar që të bënte seks me 110 meshkuj në vetëm 22 orë.

Kjo është historia e Megan Stephens, (pseudonim) një 25-vjeçareje britanike e cila është detyruar të prostituojë që në moshën 14-vjeçare. Ajo ka treguar për revistën “Femail” se si është shitur si skllave seksi në Greqi dhe është detyruar që të punojë si prostitutë, kur kishte shkuar me nënën e saj në këtë vend.

Megan tregon se problemet e saj kanë filluar shumë më herët se sa udhëtimi në Greqi, ku shkoi me nënën e saj. Kjo pasi, prindërit e saj janë divorcuar kur ishte 4 vjeçe dhe të dy kishin probleme me pijen. Por ajo thotë se nëna e saj ishte një prind shumë i mirë kur nuk pinte.

Kur Megan ishte 14 vjeçe kishte shkuar në pushime dhe në një kafene kishte takuar një djalë shqiptar të quajtur Jak. Ajo pranon se, ishte e dëshpëruar që të ndihej e dashuruar. Nëna e Megan e kishte lejuar atë që të shkonte me 22-vjeçarin shqiptar, pavarësisht se ai i dukej i ftohtë dhe i egër.

Ditë më vonë shqiptari i kishte thënë asaj se e dashuronte. Gjithashtu i kishte thënë se, nëna e tij vuante nga kanceri dhe ai nuk kishte mundësi që t’i paguante faturat. Më vonë, ai e kishte marr të jetonte në apartamentin e tij në Athinë dhe i kishte propozuar Meganit që të pranonte një punë në një bordello si kërcimtare deri sa të siguronin paratë për operacionin e nënës së tij.

“E urreja çdo minutë të vallëzimit në atë lokal”. Por ajo pranon se e bënte këtë pasi ndjehej si heroinë që do ndihmonte të dashurin e saj për të shpëtuar jetën e nënës së tij.

Kur pushimet përfunduan, Megan e luti nënën që të qëndronte me “dashurinë e jetës së saj”. Pas dy javësh, ai e dërgoi Megan në një lokal dhe e prezantoi me një njeri të quajtur, Leo, dhe i tha asaj: “Ky është shefi jot i ri” dhe pastaj Leo i dha një tufë me kartmonedha Jakut.

Kjo është historia rrëqethëse e 26-vjeçares britanike e cila arriti që të ikë nga Greqia por pasi kaloi shumë kohë të vështira. Megan e ka mbajtur të fshehtë vendndodhjen e saj, sepse ka frikë se trafikantët do e gjejnë dhe do i lëndojnë familjen. Që prej vitit 2009 ajo ishte blerë dhe shitur nga shumë trafikantë dhe është detyruar që të punojë në rrugë e në bordello, mirëpo arriti që të ikë vetëm gjashtë vite më pas. Shpesh i duket sikur dikush e ndjek dhe ditët e saj janë të mbushura me frikë.

Megan është shprehur se e ka gjetur guximin që të flasë për eksperiencën e saj, pasi është shtatzënë me partnerin e saj. “Fillova që t’i them vetes sa budallaqe jam. Nëse do kthehesha prapa e të pyesja vetën se çfarë do bëjë, do e detyroja vetën që të ikja e të vrapoja e ta ndaloja atë se çfarë ka ndodhur. Por gjatë terapisë e kam zbuluar se u ndjeva shumë e plogësht brenda dhe përjetova thyerje mentale. Mirëpo duke i marr parasysh rrethanat e di që nuk mund të bëja asgjë ndryshe”, ka thënë ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb