ZVICËR

Një nga sulmuesit më të mirë shqiptar padyshim është  edhe Albian Ajeti. Në një intervistë të gjatë për gazetën ‘Blick’, ai ka treguar se pse zgjodhi Kombëtaren e Zvicrës dhe jo Shqipërinë, ndërsa pjesë të rrëfimeve të tij ishin edhe familja, pushimet dhe synimet për të ardhmen.

Zgjedhjen për të luajtur për Zvicrën, Ajeti e quan të drejtë edhe pse tha se Shqipëria do mbetet familja e tij kryesore.

“Shqipëria është familja ime, megjithëse zgjodha të luaja për Zvicrën, mendoj se ishte vendimi më i drejtë”, tha fillimisht ai.

Dashuria për sportin nuk është vetëm tek Ajeti, pasi të njëjtin pasion dhe profesion kanë edhe dy vëllezërit, të cilët luajnë dhe e admirojnë këtë sport të magjishëm.

“Adionisi, vëllai binjak po luan me Chiasson tani, ai ka vuajtur shumë dhe ka luftuar shumë që të jetë pjesë e futbollit për shkak të dëmtimeve. Ndërsa vëllai i madh, Arlindi, u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshoppers. Jam shumë i lidhur me ta”, shtoi ai.

Ajetii
Ajetii

Ky qëndrim nuk është se përbën ndonjë dyshim për të, pasi Ajeti thekson se familja dhe konkretisht nëna është debulesa më e madhe që ka sulmuesi.

“Nëna do të thotë gjithçka për mua, nuk mund të rri pa folur me të çdo ditë. Dhe me babin kam një kontakt të ngushtë, ashtu si me nënën, atë e kam si mik edhe pse shumicën e rasteve është i pari që më kritikon”, shtoi Ajeti.

Ajeti u shpall në kampionatin e kaluar si shënuesi më i mirë dhe këtë sukses  ua dedikon edhe shokëve, të cilët e kanë ndihmuar drejt këtij suksesi. Ai  tha se ushqimet që gatuan nëna e tij e shijojnë gjithmonë.

“Ushqimi i preferuar është gjithçka që gatuan nëna ime. Nuk jam i dashuruar për momentin, ndoshta për Krishtlindje ose vitin e ardhshëm, është në dorën time”, përfundoi Ajeti.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb