“Nata ime e parë e kaluar në Torino, kaloi e gjitha me sytë hapur, duke lënë mënjanë faktin se isha tifoz i Juves që në vegjëli. Për mua ishte një moment euforie totale, nuk fjeta thuajse fare. Por, më pas nisa të ambientohesha me realitetin tim të ri dhe u afrova shumë shpejt me ata kampionë, që ishin pjesë e skuadrës. E pranoj, impakti i parë ishte shumë i vështirë për mua, por pikërisht ata shokë më ndihmuan”.

Nis kështu tregimi i disa prej kujtimeve të Alesandro Del Pieros, në referim, në 120-vjetorin e themelimit të klubit bardhezi, ku ai nuk ka dashur të ndalet te sukseset, por më shumë te fillimet e tij: “Gjeta një ambient vërtet perfekt, shokë skuadre, drejtues dhe ambient vërtet mahnitës. Kontrata e parë me Bonipertin? Ai fillimisht më ftoi në Udine për të parë Juventusin, por ndërsa ndeshja nisi, kërkesa e tij e parë ishte: ‘Priji ato flokë’. Unë sapo i kisha prerë, por ndoshta ishin shumë modernë…

Më pas, unë dhe menaxheri im bëmë një pakt se çfarë do të thonim kur të takoheshim në klub. Hymë në zyrën e Bonipertit dhe ai foli vetëm pesë minuta. Më pas, pa u zgjatur tha: ‘Kjo është kontrata, firmose’. Morëm pesë minuta kohë jashtë dere dhe u kthyem: ‘Më duket një ofertë e mirë…’.

Takimi i parë me Avokatin? Kur unë zbarkova në Torino, nuk ishte një moment i mirë për Juven. Në fillim të sezoni, siç e donte tradita, ai na ftoi në shtëpinë e tij, në ‘Vilar Perosa’. Ai u prezantua përballë skuadrës me një copë letër roze, një pjesë e numrit të ‘Gazzetta dello Sport’ dhe tha: ‘Për mua jeni më të fortë sesa kjo që shkruajnë këta’.

Dhe më pas u largua, pasi bisedoi me disa prej nesh, por jo me mua… Gjithsesi, ditën tjetër, kur shënova tre gola në miqësore, më thirri dhe foli edhe me mua”, tregon Del Piero./Panoramasport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: