Ka jetuar më shumë se 12 vite në Turqi, ka linduar vajzën në Stamboll, dhe djali i tij i madh jeton edhe sot atje. Dule Malindi, “Mjeshtër i Madh”i muzikës popullore erdhi sot në një intervistë ndryshe me moderatoren Brunilda Lahe në Vila24. Ai e nisi rrëfimin e tij me një mesazh ngushëllimi për popullin turk, duke treguar mes emocionesh tërmetin e vitit 1990 në Stamboll të cilin e ka përjetuar bashkë me familjen pasi jetonin atje atë kohë.

“Lidhjet me Tuqinë i kam shumë më herët, vazhdoj t’i kem edhe tani sepse kam dhe djalin që jeton atje. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për këtë tragjedi, për popullin turk, për familjet e viktimave. Të them të drejtën e ndjeva shumë se e kam përjetuar dhe vetë në vitet 1990 tërmetin e madh në Stamboll, 2-3 ditë kam fjetur nëpër çadra dhe lulishte. Zoti i mendoftë!

Moderatorja: Si i kujtoni ato ditë në tërmetin e Stambollit në vitin 1990?

Dule Malindi: Kanë qenë ditë tmerri. Ne ishim në Stamboll dhe tundja ishte shumë e fuqishme. Isha me familjen, djalin e kam patur 6 muajsh kur kam shkuar në Turqi, ndërsa vajzën e kam lindur atje. Kam jetuar 12 vite në Stamboll por kam kaluar ditë shumë të bukura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: