Një familje që është kthyer në Kosovë, u ka bërë thirrje gjithë të tjerave të mos marrin rrugën e kurbetit. 18 anëtarët e familjes që u rikthyen pasi morën rrugën drejt vendeve të BE-së thonë se u mashtruan kur morën vendimin për të marrë atë rrugë.

Kryefamiljari S.H tregon për Klan Kosova vështirësitë që patën ai dhe vëllai i tij bashkë me gratë e fëmijët. Koha që kaluan në kampe bëri që fëmijët e vegjël të mos e duronin papastërtinë e mungesën e ushqimit, shkruan Express.

Shtëpinë e mbyllën më 24 dhjetor, kështu që natën e Vitit të Ri e kaluan në njërin nga kampet e Hungarisë. Pas më shumë se gjashtë javësh në kamp, nuk duruan më dhe kthimi ishte e vetmja gjë që dëshironin edhe pse në Kosovë të vetmet të ardhura kishin ndihmat sociale. Tani duhet të heqin shumë për të kthyer paratë që i morën borxh për rrugë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: