Kujtimet e ish-oficerit të policisë, Bujar Hoxha për aktivitetin e bandës së Lushnjes janë të mbushura me histori të dhunshme dhe detaje makabre të krimeve të tyre. Të gjitha informacionet se si funksiononte kjo bandë që drejtohej nga Aldo Bare, Bujar Hoxha i ka përmbledhur në librin me titull “Krimi dhe antikrimi, historia e bandave kriminale.”.

Pasi publikuam 3 pjesët e para për vrasjen e Tur Dajës dhe ‘killerin’ 14-vjeçar “Çibuku”, sot po sjellim në GSH.al rastet kur banda ka “shtrirë aktivitetin” ja ju dridhur dora, edhe mbi efektivët e policisë.

Rrëfimi i Bujar Hoxhës është i veçantë sepse zyrtarët e policisë nuk flasin shpesh për detajet e punës së tyre në publik. Përpos kronologjisë së ngjarjeve, Hoxha ngre pyetjen interesante se si ka mundësi që një grupim kriminal arriti të veprojë për 10 vjet pa u prekur nga shteti. Ishte pafuqi e autoriteteve apo implikim i strukturave të policisë? Kjo pyetje ndoshta do të mbetet përgjithmonë pa përgjigje.

Më poshtë, rrëfimi i shefit të policisë, Bujar Hoxha për ekzekutimet e njëpasnjëshme që nga Klenti Bano e tek zbulimi i minës me sahat në stadiumin e qytetit.
(pjesa e katërt)

HAKMARRJA NDAJ OFICEREVE TE POLICISE
Gjatë ndjekjes se kësaj bande kriminale, disa ditë para arrestimit të tyre të parë (flitet për muajin tetor 1998), një specialist i krimeve i ngarkuar për të siguruar prova ligjore, ndalohet para Komisariatit të policisë dhe në prani të shokëve të tyre rrihet barbarisht nga i gjithë grupi kriminal. Askush nga kolegët e tij nuk merrte guximin të ndërhynte dhe ta mbronin nga ky poshtërim. Nuk mjaftohen me kaq. E tërheqin zvarrë dhe me një makinë të rastit e detyrojnë të udhëtojë për në qytetin e lindjes, për të mos u kthyer më kurrë në Lushnje. Goditjet kriminale ndaj oficerëve të policisë, u bënë ritual i zakonshëm per “Bandën e Lushnjes”. Vendimet hakmarrëse do të tentoheshin për t’u zbatuar edhe në vitin 2005, ndaj një specialisti të mirënjohur nga kriminelët, me banim në Tiranë.

Shkrimin e plotë e lexoni në GSH.al.  http://www.gsh.al/2017/03/10/rrefimi-i-policit-atentatorit-te-bandes-se-lushnjes-i-plasi-eksplozivi-ne-dore/
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb