Ai njihet ndryshe si kantautori korçar i serenatave të dashurisë. Bëhet fjalë për Mihallaq Andrean, i cili është autor i qindra këngëve, serenatave, që i ka përcjellë me zërin e tij të ngrohtë.
Me një krijimtari të pasur, ai ka ditur si të trokasë në zemrat e të gjithëve.

Andrea ishte sot i ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, ku përveç anës profesionale rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira që ka kaluar në jetë.

“Në 1974 mua m’u ndalua çdo aktivitet artistik. Ishte një goditje shumë e madhe për mua, pata goxha shqetësime. Në 1978 më filluan dhimbjet e këmbëve, bëra një vizitë këtu në spitalin e Tiranës dhe e para gjë që më ka thënë doktoresha ka qenë: “E ke nga stresi”. Kjo sëmundje mund të ishte kuruar jashtë vendit, më përgatitën, por u ndërpre më pas. Unë kam hyrë në operacion i pavetëdijshëm dhe kur kam dalë kam mësuar që nuk i kisha këmbët. Atje më ka ardhur doktoresha dhe më ka thënë: Ti duhet të jetosh. Pastaj jeta mori vrullin e saj, unë fola me veten dhe i thash: Duhet të jetosh. Dhe kam jetuar dhe jam i kënaqur që kam jetuar”, tha Andrea./tvklan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: