Sipas avokat Ngjelës tre ish të përndjekur politikë, Kurt Kola, Fatos Lubonja dhe Daut Gumeni u bënë bashkë dhe arritën të rrëzonin Sali Berishën në vitin 1997.

Gjatë intervistës për News 24, avokati thotë se të tre e kishin kuptuar që Berisha ishte tirani që duhej rrëzuar edhe pse shumica e shqiptarëve ende nuk e njihnin ish Presidentin e kohës.

Kurt Kola pati këtë përplasje me Berishën në fillim të viteve 90 dhe më pas pati një lloj afilacioni me të majtën, me PS-në e kohës, si kandidat për deputet I tyre. A ishte ky një vendim I marrë prej tij në kushtet kur e djathta nuk ishte dhe aq e djathtë sa çpriste ai?

Gjykimi i Kurtit në ato momente ishte ky: Sali Berisha është e keqja e madhe që nuk luan për interesin shqiptare. E kishte kuptuar me një ditë dhe i doli kundër. Formuan një treshe të djathtë, ishin të persekutuar Kurt Kola, Daut Gumeni dhe Fatos Lubonja. Formuan një treshe për të rrëzuar Sali Berishën dhe e rrëzuan. Grupuan gjithë të djathtën dhe e rrëzuan Saliun, por në momentin që do rrëzonin Saliun, e djathta ishte e përçarë, ishte e gënjyer nga optika e Saliut. Këta u mbështetën te e majta në funksion të Shqipërisë, jo në funksion të bindjeve të tyre. E menduan si të keqen e Shqipërisë dhe krijuan revoltën e madhe të 1997 me ekipin tresh që iu thashë.

Juve ia atribuat Kolës, Lubonjës dhe Daut Gumenit 1997-tën, ku vendi u kthye në kaos dhe u desh shumë kohë të rikthehej stabiliteti në vend. Është kjo një akuzë apo një meritë të thuhet se 1997 e bënë tre intelektualë?

Jo, më shumë se kaq. E para e punës, ajo ishte tirani e Berishës dhe populli i kërkoi dorëheqjen. I kërkuan dorëheqjen një tirani. Ku e japin tiranët dorëheqjen? Ende nuk e dinin shqiptarët që kishin zgjedhur një tiran. Berisha nuk pranoi. Lëvizja filloi në Vlorë dhe këta shkuan në Vlorë. Pastaj Saliu në vend që të jepte dorëheqjen hapi armët. Treshja vazhdoi lojën dhe e rrëzoi. Sakrificën që bëri populli do ta justifikonte me ardhjen e një regjimi normal, humanist dhe e realizuan. Ju nuk e keni parasysh se çfarë ndodhte atëherë kur u shkatërrua gjithçka. Me 42 milionë dollarë të Serbisë regjimi i Saliut ka shkatërruar 500 fabrika e uzina.

Megjithatë armët e 1997 u përdorën gjatë luftës në Kosovë…
Çdo e keqe e ka një të mirë dhe armët që u hapën këtu shqiptarët i çuan në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: