Një grua britanike, ka rrëfyer se gjatë shtatzënisë së saj u infektua me COVID-19. Ajo ka treguar për mediat vendase, se kur solli në jetë binjakët e saj, ishte në gjendje kome.

Sultana Ashiq, thotë se u infektua me virusin e rrezikshëm kur ishte në javën e 31-ë të shtatzënisë. Si pasojë, u detyrua të qëndronte 46 ditë e shtruar në spital dhe të luftonte sëmundjen.

Nëna e 2 binjakëve, ka treguar se fëmijët erdhën në jetë me prerje cezariane, teksa ajo ishte e pavetëdijshme dhe në gjendje kohe.

Ajo ka thënë se ishte e pavaksinuar dhe për këtë, i bën apel të gjitha nënave që të aplikojnë dozat e nevojshme, në mënyrë që të jenë më të jenë më të shëndetshme dhe të mos kërcënohen nga një infektim i mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb