Ajo është një  nga figurat më të njohura në Neës24. Prej vitesh e kemi parë të drejtoj me sukses emisione dhe të na infromojë nëpërmjet edicionit të lajmeve, por kurioziteti për jetën e saj jashtë ekranit gjithmonë ka qenë i madh. Këtë të shtunë moderatorja dhe gazetarja Ola Bruko erdhi me një rrëfim ndryshe për veten, në emisionin Fit Station. Ajo foli për familjen, miqtë dhe punën.

Moderatorja ndau edhe përjetimet e saj të mëmësisë, duke u kthyer pas në vite.

“Mëmësia të rrit shumë, të bën edhe më të ndjeshëm se ti je. Unë mezi po prisja të bëhesha nënë. Si natyrë jam shumë e ndjeshme dhe ky është defekti im kryesor, se i përjetoj shumë gjërat edhe kur iki në shtëpi edhe kur mbaroj punën, edhe një javë më pas jam aty duke analizuar situatën, dhe mendova që mëmësia do më bënte akoma më të dobët se isha, shumë më të brishtë, por jo në fakt më forcoi më shumë, më dha më shumë përgjegjësi dhe  më bëri që unë të luftoj me këdo, të caj malet për fëmijët  e mi. Nëse ka një motiv për të ecur pëprpara edhe kur ti bie, se ti goditesh shumë gjatë jetës tënde, asnjëherë nuk dua të rrëzohem, dhe nuk dua ta bëj këtë vetëm për ata të dy, ata janë gjëja më e bukur më e pastër dhe më e dlirë që unë kam bërë në jetën time”- u shpreh moderatorja Bruko.

E ftuar në emisionin Fit Station moderatorja Ola Bruko ndali dhe te karriera e saj si gazetare. Ajo u shpreh që nuk është penduar që ka zgjedhur këtë rrugë dhe do bënte të njëjtën gjë nëse i duhej të zgjidhte sërisht. Pyetjes së gazetares Cenkuela Hasa nëse është ndjerë e kritikuar Bruko u përgjigj duke thënë po.

“Po jam ndjerë e kritikuar, janë disa komente që thonë je e majtë apo je e djathtë, jo unë nuk jam as e majtë, as e djathtë nuk merrem fare me politikë, por profesionalisht unë duhet të bëj patjetër gjithmonë opozitën me këdo që kam përballë. Nuk jam pjesë e politikës dhe nuk dua të jem pjesë e politikës”- u shpreh Ola Bruko.

Ndërsa pyetjes se cfarë duhet për të qenë e suksesshme Ola Bruko ju përgjigj se duhet të punosh fortë, nuk mund të bësh një foto të bukur në Instagram dhe u bëre e suksesshme.

“Duhet të punosh fortë , duhet të ndjekësh parimet e tua, të cilat hera herës mund të goditen gjatë rrugës, suksesi është ti qëndrosh atyre parimeve dhe të luftosh për ato parimeve, dhe ja del jo vetëm në gazetari por në cdo profesion”, ishte përgjigjja e Brukos.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb