Kujtimet e ish-oficerit të policisë, Bujar Hoxha për aktivitetin e bandës së Lushnjes janë të mbushura me histori të dhunshme dhe detaje makabre të krimeve të tyre. Të gjitha informacionet se si funksiononte kjo bandë që drejtohej nga Aldo Bare, Bujar Hoxha i ka përmbledhur në librin me titull “Krimi dhe antikrimi, historia e bandave kriminale”.

Pasi u publikuan dje 2 pjesët e para për vrasjen e Tur Dajës dhe ‘killerin’ 14-vjeçar “Çibuku”, sot GSH.al sjell rastin e famshëm të minimit me eksploziv të stadiumit të Lushnjes. Një rast ky i njohur rreth 2 dekada më parë.

Në rastin e Bujar Hoxhës, kemi të bëjmë me një tregim të veçantë, sepse zyrtarët e policisë nuk flasin shpesh për detajet e punës së tyre në publik. Përpos kronologjisë së ngjarjeve, Hoxha ngre pyetjen interesante se si ka mundësi që një grupim kriminal arriti të veprojë për 10 vjet pa u prekur nga shteti. Ishte pafuqi e autoriteteve apo implikim i strukturave të policisë? Kjo pyetje ndoshta do të mbetet përgjithmonë pa përgjigje.

Më poshtë, rrëfimi i shefit të policisë, Bujar Hoxha për ekzekutimet e njëpasnjëshme që nga Klenti Bano e tek zbulimi i minës me sahat në stadiumin e qytetit.

(pjesa e tretë)

MINA NE STADIUMIN E LUSHNJES
“Banda e Lushnjes” nuk do të ndalej. Krahas ekzekutimeve të kundërshtarëve të mbetur, do të drejtonin sulmet kriminale edhe ndaj personave publikë. Veçanërisht, viti 2000 do të evidentonte nga policia nje serial krimesh të rënda. Vritet pranë shtëpisë inspektori i krimeve Klenti Bano; tentohet për të vrarë në pritë, në hyrje të qytetit shefin e Komisariatit; vendoset lëndë deksplozive në banesën e agjentit të krimeve AB si dhe vritet vjehërri i tij etj.

Pas dështimit të atentatit ndaj shefit të Komisariatit, ndaj të cilit u lëshuan me qindra predha kallashnikovi, ndërmarrin aksionin terrorist, duke vendosur në hyrje të stadiumit të futbollit një sasi të konsiderueshme eksplozivi me telekomandë, përballë vendit ku shefi i komisariatit parkonte makinën e tij të policisë. Montimi i minës me sahat do të konstatohej rastësisht nga roja i stadiumit. Atë ditë ishte parashikuar të zhvillohej një ndeshje futbolli.

Rrëfimin e plotë mund ta lexoni në http://www.gsh.al/2017/03/09/rrefimi-i-policit-bujar-hoxha-si-e-minoi-banda-e-lushnjes-stadiumin-me-eksplozive/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb