TIRANE – Edhe pse komentohet gjërë e gjatë për jetën e saj personale, Sara Hoxha ka preferuar gjithmonë që të qëndrojë e distancuar nga jeta publike. Në një intervistë për Who, Sara Hoxha ka treguar detaje nga jeta e saj.

Ajo çfarë kemi zbuluar nga kjo intervistë e gjatë ka qenë ndarja 3-ditore e çiftit. Në fillimet e tyre ata shoqëroheshin me njëri-tjetrin vetëm në shtëpinë e Ledionit, pasi nuk donin që lidhja e tyre të merrej vesh.

 640 0 5bc4ed4c6afb0

Mirëpo kur kjo gjë ndodhi, ata u ndanë për 3 ditë pasi Sara nuk e përballonte dot të gjithë atë vëmendje që kishte marrë kjo romancë. Por zgjati vetëm tre ditë dhe Sara kuptoi se nuk jetonte dot pa Ledionin.

Mirëpo, edhe ata kanë pasur momente të trishta si humbja e një bebi, përpara se të vinte në jetë London. Ata e dëshironin një bebe dhe London nuk ka qenë një surprizë në jetën e tyre. Sara tregon historinë e trishtë që e kanë përjetuar shumë gra ndoshta.

“London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën” -ka treguar Sara.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb