Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në lidhje me temën “Sa të forta janë gratë” dedikuar “8 Marsit”, ka rrëfyer për herë të parë se në kohën kur u bë me fëmijë për herë të parë e “urrente” për vdekje, bashkëshortin e saj, Ilir Metën.

Një shprehje e përdorur nga Kryemadhi, me idenë, se në periudhën e mëmësisë gruaja është shumë e zënë me punët e shtëpisë dhe mbi të gjitha me kujdesin prindëror, gjë e cila, e izolon një grua nga aktiviteti i saj normal.

“Kur u bëra me fëmijë për herë të parë, unë e urreja Ilir Metën për vdekje. Sepse thoja ky më mbylli në shtëpi më la pa punë dhe ngela një grua në shtëpi që laja dhe shpërlaja. Burri shëtit, leviz bën qejf, ndërsa ti çfare je, je një skllave që rri në shtëpi”, – tha ndër të tjera Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb