Mel Watts është një nënë e re me tre fëmijë të vegjël. Ajo ende nuk di ta shpjegojë se si ka ndodhur, që pas ardhjes së fëmijëve, bashkëshorti u shndërrua në një shok dhome për të. Asnjë gjurmë romanticizmi, as emocion, e as intimitet. Në një postim të sinqertë në faqen e saj në “Facebook”, Mel Watts ka rrëfyer se si ndryshoi martesa e saj pas lindjes së fëmijëve.

RREFIMI
“Nëse dikush do ma kishte thënë vite më parë që marrëdhënia jonë do të ndryshonte një ditë, do të kisha qeshur dhe do kisha thënë “në asnjë mënyrë”. Mbrëmë, u shtriva duke qarë megjithëse nuk kisha arsye, OK, nuk është që nuk kisha fare, vezoret kishin festën e tyre mujore. i po nxirrte lodhjen e javës duke gërhitur dhe unë isha plotësisht e zgjuar duke menduar për të gjitha gjërat që bënim dikur. Sa ndryshe ishim! Isha shumë e nevrikosur me të që kishte ndryshuar. Isha shumë e nevrikosur me veten që kisha ndryshuar. Nuk është faji i askujt. Është thjesht një çast në jetët.
Netët jashtë kanë mbaruar. Motelet nuk ekzistojnë më. Surprizat e fundjavës janë zhdukur, nuk mund t’i përballojmë më. Veshjet e reja intime tani më duken krejtësisht jo praktike. Dushet e gjatë të nxehtë tashmë janë të vakët dhe të shpejtë, sepse nuk kemi kohë.
Netët e vona tani janë netë me kurrizin ngjitur në shtrat, duke shpresuar që do ngrihet ai kur të qajë fëmija. Mesazhet sesa duheshim dhe pse, tani nuk janë më. Spray nxirës apo depilomi brazilian tani janë vetëm për ditëlindje.
Fëmijët janë punë e vështirë. Ata ndryshojnë gjithçka. Disa ia dalin ta mbajnë situatën nën kontroll, të tjerë si ne, e kanë të vështirë. Fëmijët janë bërë përparësia numër një dhe në një pikë ne duhet të mësojmë ta vendosim marrëdhënien mbi majën e asaj liste prioritetesh. Mendoj që më vonë mund të ndodhë. Duhet të lësh të kalojnë këto kohë të vështira, për të mbërritur atje.
Gjërat kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar për keq? Është angazhim. Është përmbushje dëshirash. Është frustrim. Është përsëritje. Është një kapitull i ri në jetët tona.
Unë e di që nuk kalojnë të gjithë njerëzit përmes kësaj, por unë po. Mendoj që është normale dhe gjithashtu mendoj që nuk mund të jem e vetme. Me siguri ka njerëz të tjerë që ndihen njëlloj. Ka humbur romanca?
Nëse dikush do më pyeste sot “A ka ndryshuar marrëdhënia juaj me kohën?” Unë do përgjigjesha: Po. Asgjë nuk do jetë e thjeshtë përgjithmonë. Asgjë nuk do ngelet njëlloj. Dhe nuk ka problem. Jeta është e gjitha ndryshim. Është të bashkohesh dhe të qëndrosh bashkë në të mirë, në më pak të mirë dhe në rritjen e fëmijëve.
Kur të ndalosh së krahasuari veten tuaj me veten e dikurshme, do të jetë më e thjeshtë. Kur të flisni me njëri-tjetrin për këtë, do të kuptoni që ndiheni të dy në të njëjtën mënyrë. Sigurisht, është shqetësuese dhe sigurisht është e frikshme. Askush nuk e pëlqen ndryshimin dhe askush nuk pret të ndryshojë, por si çdo gjë në jetë, marrëdhëniet ndryshojnë. Vijnë thinjat dhe netët pa seks. Por nuk do doja të plakem e të rrudhem me asnjë tjetër!
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb