Në pjesën e katërt të serisë së rrëfimeve që boton “Koha Ditore” flet H.H., një nga gratë tregon se si paramilitarët serbë nga kolonat e refugjatëve i ndanin femrat më të bukura dhe i dhunonin me ditë.
Si të gjitha rrëfimet, edhe ky është lënë në vetën e parë, autentik, ashtu si e ka treguar viktima…

Atë e kanë ndarë nga kolona, njësoj si edhe shumë gra të tjera. Paramilitarë serbë i kanë marrë femrat më të bukura dhe i kanë vendosur brenda shtëpive të braktisura. Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë.

Në kohën sa nuk kishte qenë aty, paramilitari e kishte mbajtur të mbyllur në dhomë. Në dhomat e tjera kishte gra të tjera që po mbaheshin ngjashëm. “Në fillim rezistoja, mandej u dorëzova krejt”, rrëfen dëshmitarja. Ajo tregon se si serbi i jepte edhe komplimente, ndersa pinte qumështin që dilte nga gjinjtë e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb