Një ditë pas arrestimit të çiftit nga Fieri, që akuzohen si bashkëfajtorë në dhunimin seksual të vajzës së mitur të gruas, të tjera dëshmi tronditëse dalin për krimin që vijonte prej 6 vitesh.

ABC News siguron dëshminë e vajzës 12-vjeçare, e cila ka rrëfyer për abuzimin nga njerku Ilmi Hoxhajdhe nëna e saj. Ajo tregon se skenat e seksit disa herë janë parë nga nëna e saj Selvie Yzeiraj.

“Disa herë abuzimi seksual ka ndodhur në sy nënës”, u ka thënë 12-vjecarja oficerëve të policisë gjyqësore dhe në prani të psikologut. Nga ana e saj vetë 40-vjecarja ka pohuar se e ka parë Ilmiun të kryente marrëdhënie më të miturën.

Të dy bashkëjetuesit përveç kultivimit të kanabisit do të përballen me akuzën e abuzimit seksual me të mitur ndërsa provat janë të gjitha kundër tyre. Rrëfimi i 12-vjeçares duket se erdhi në një moment kur ajo u shkëput disi nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e kësaj të fundit.

Daja i vajzës ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës.

Kur ajo shkoi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes Aranitas, për vdekjen e vëllait të madh, vëllai tjetër e dëboi por i tha që mund të linte vajzën aty për disa ditë.

Ky ka qënë momenti kur e mitura mendohet të jetë ndjerë e sigurtë për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut në fshatin Mbyet të fierit. Të gjitha detajet duket se hedhin poshtë çdo aludim për një sajesë nga Selvia në bashkëpunim me vajzën për të hequr qafe Ilmiun pas debateve të ashpra që kishte çifti kohët e fundit.

Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë qe persona të tjerë të kenë abuzuar me vajzën gjatë kohës që ato largoheshin nga banesa. Fakt i provuar shkencërisht nga ekspertiza mjekoligjore është se e mitura ishte e defloruar e vjetër.

Selvie Yzeiraj është divorcuar 6 vjet më parë nga bashkëshorti i saj në fshatin Varibop. Gjykata i ka dhënë kujdestarinë vajzës ndërsa fëmija tjetër i çiftit, djali, ka qëndruar me të atin. Ylmi Hoxha dhe Selvie Yzeiraj nga fshati Mbyet në fier u arrestuan një ditë më parë pas denoncimit të vajzës së Selvies se 52-vjecari abuzonte seksualisht me të prej 6 vjetësh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb