Bashkëshortja e basketbollistit të ndjerë, Kobe Bryant, Vanesa, ka rrëfyer se si mësoi për vdekjen e burrit dhe vajzës. Ajo tha se ishte “kafshërore” mënyra se si mësoi të vërtetën, e për këtë, ka paditur policinë e Los Anxhelosit për neglizhencën e treguar.

Sipas Vanesës, fotografi të burrit të saj dhe vajzës 13 vjeçe u shpërndanë gjerësisht në rrjete sociale, duke shkelur kështu dhe privatësinë.

Ajo ka deklaruar se fotot u shpërndanë “si të ishin imazhe të kafshëve në rrugë”

Zonja Bryant tha se ajo u informua nga një ndihmës i familjes se burri dhe vajza e saj kishin qenë në një aksident me helikopter, por pesë persona kishin shpëtuar.

Ajo mendoi se ata ishin me gjasë mes të mbijetuarve.

Por pastaj mesazhet filluan të shfaqen në telefonin e saj.

“Unë po e mbaja telefonin, sepse padyshim që po përpiqesha të telefonoja burrin tim dhe të gjitha këto njoftime filluan të shfaqen në telefonin tim, ku thuhej
“RIP Kobe. RIP Kobe. RIP Kobe”, ka deklaruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb