Në emisionin “Në Shënjestër”, u trajtua rrëfimi i vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Gjatë bisedës në studio gazetari Xhevahir Zhabina tha se prokuroria po tregohet shumë e kujdesshme në rast të dhënies së statusit të dëshmitarit të mbrojtjes.

Nga ana e tij, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se është parë që grupet kriminale kanë mbështetje edhe brenda policisë.

Pjesë nga biseda në studio:

“Ne dimë vetëm një pjesë të dëshmisë, ata kanë folur edhe për personazhe të tjera. Ndoshta prokuroria janë në fazat e para dhe mund të jenë duke shkuar drejt provave shkencore, pasi një javë kanë që janë arrestuar. Prokuroria po tregohet e kujdesshme për t’i dhënë statusin e dëshmitarit mbrojtës”, tha gazetari Zhabina.

Pse është kaq e lehtë të rekrutohen personazhe të tillë?

Softa: Në të gjitha rastet ne merremi gjithmonë me fundoren. Baza kryesore e grupeve kriminale është mbështetja e strukturave edhe brenda policisë. Edhe kur ndodhin veprime terroriste, rekrutojnë pjesë e dobët dhe të mundur. Afrimi i tyre në mënyrë të vullnetshme pranë grupeve të forta e bën edhe më të lehtë. Fillimisht joshën me anë materiale. Ka njerëz që bëjnë vrasje dhe ekzekutojnë ata përgatiten për këtë. Përdorin shumë mirë mjetet e tyre. Nuk ka një rast që policia ti ketë ndaluar si rrjedhojë e një pune, tre mujore apo të një përgjimi. Ne kemi shkëputje në polici. Ne shkojmë bëjmë fajtor grupet kriminale, por kush e kishte për detyrë të mbikëqyrte territorin, nuk kemi pasur asnjë post bllok. Presim që të ndodhin ngjarje që të ndodhin ngjarje dhe kjo është fatkeqësia. Nëse godasim krimin tek baza ekonomike , aty ku është më i fortë, situata do të jetë ndryshe.

Masakra e Don Boskos?

Gazetari Zhabina: Një nga dosje është në Tiranë dhe tjetra në Durrës. Kemi të bëjmë me personazhe që janë mjaft aktiv në lëmin e trafikut të drogës. I duhet dhënë edhe një shenjë dy vëllezërve që t’i e ke seriozisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: