Skënderbeu do të luftojë për titullin kampion dhe i ka të gjitha potencialet për të mbrojtur kurorën. Kjo ka qenë kryefjala e deklaratës së vlonjatit Dejvi Bregu në prononcimin e tij për “Panorama Sport”.

Ylli më i ri i Skënderbeut duket se është ambientuar menjëherë me grupin dhe është përshtatur më së miri për të qenë në rolin e një prej lojtarëve kyç të ekipit. Për sa i përket së ardhmes, sulmuesi nuk nxitohet, por kërkon fillimisht që të bëjë gjithçka mirë në Korçë.

Dejvi, duket se përshtatja me ekipin ka qenë e shpejtë…
Po, është e vërtetë, jam ndier menjëherë pjesë e këtij ekipi dhe normalisht që kjo më bën mirë. Është një meritë e shumë faktorëve, që ndikojnë në këtë përshtatje, duke filluar nga ngrohtësia e stafit, lojtarëve, si dhe e tifozëve, pasi më kanë pritur mirë që në fillim të aventurës sime.

Kjo përkon edhe me golin e parë, pavarësisht se ishte miqësore?
Po, natyrisht që golat janë shumë të rëndësishëm. Më vjen mirë që e kam gjetur shpejt, megjithëse ishte ndeshje miqësore. Por, kjo të ndihmon të jesh në rregull me gjetjen e rrjetës. Unë dëshiroj të vazhdoj kështu dhe shpresoj që golat e mi të jenë të shumtë dhe të ndihmojnë ekipin, sidomos për të marrë sa më shumë pikë falë tyre.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-rrefimi-i-dejvi-bregut-ja-pse-u-pershtata-shpejt-ne-korce/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb