Ish-deputetja e PDK-së, Flora Brovina është rikthyer pas në kohë duke ndarë me publikun disa të pathënë nga e kaluara e saj.

E ftuar në RTV Dukagjini, Brovina tha se pavarësisht se kishte qenë në struktura të LDK-së për shumë vite, rrugët me këtë parti i kishte ndarë në vitin 1991 kur kishte vendosur t’i bashkëngjitej rezistencës aktive duke lënë atë pasive.

Ajo ka treguar emocionet e saj kur kishte kuptuar rezultatin e zgjedhjeve të para në Kosovën e lirë derisa ishte ende në burgjet e Serbisë.

“Në burg e kuptova që në zgjedhjet e para të lira nuk kishte fituar krahu i luftës. Edhe sot quhet “krahu i luftës”. Në atë moment sytë m’u mbushën me lot. Unë nuk isha liruar nga qelia. Por nga dritarja e burgut gratë që ishin në oborrin e burgut më bënë me shenjë që ka fituar LDK-ja në zgjedhje. Unë isha për paqen, por ata që sakrifikuan për luftën duhej të shpërbleheshin. Unë pyeta çka ka ndodhur? Pse ka ndodhur kjo? Nuk mund ta kuptoja atë rezultat. Fare fare nuk e kam kuptuar. As sot se kuptoj pse u mënjanuan vlerat e luftës. Pse nuk u shpërblye mundi i dëshmorëve”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb