Coleen Rooney ka thyer heshtjen e saj ndaj skandaleve të shumta të mashtrimit të burrit Wayne, duke e cilësuar sjelljen e tij “të papranueshme”.

35-vjeçarja u martua me Wayne në 2008 dhe çifti kanë katër djem, por lidhja e tyre është prishur me disa pretendime për pabesi.

Duke iu drejtuar raporteve për Rooney, një dokumentar i Amazon Prime mbi jetën dhe karrierën e futbollistit, çifti foli hapur për ndikimin që pati tek ata.
Duke reflektuar për ngacmimet famëkeqe të Wayne me tre prostituta në 2002, Coleen tha:

“Unë e dija që Wayne e teproi. Unë e fala atë, por nuk ishte e pranueshme”.
Wayne, 35 vjeç, vuri në dukje se ai ende po vuan nga pasojat e skandalit, duke pranuar: “Njerëzit ende më shikojnë në një mënyrë tjetër. Për mua është e rëndësishme që njerëzit të më kujtojnë atë që jam dhe jo atë që kam bërë.”

Wayne dhe Coleen filluan të takoheshin në moshën 16 vjeç, por e njihnin njëri -tjetrin që kur ishin 12 vjeç.

Ata u martuan në Itali në vitin 2008 pas gjashtë vitesh lidhje dhe kanë katër djem, Kai, 11, Klay, tetë, Kit, pesë dhe Cass, tre.

Marrëdhënia e tyre ka kaluar disa kriza me skandale të ndryshme mashtrimi, me futbollistin që bëri titujt e mediave kombëtare kur u zbulua se kishte vizituar tre proustita si adoleshent.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: