Këngëtarja Eneda Tarifa ka bërë një rrëfim ndryshe, teksa ka folur për jetën e saj private, duke u ndalur specifikisht te planet për martesë dhe fëmijë të dytë.

Pak muaj më parë këngëtarja ka festuar 40 vjetorin mes miqve të saj. Ajo tregoi se kjo etapë ka qenë edhe një moment reflektimi dhe vlerësimi për veten.

“Ndodhi një reflektim i madh me veten time patjetër dhe refleksionet ishin të tipit; që ta shijoj pak më shumë atë që bëj, pak më pak vrull se çdo gjë bëhet. Pak më shumë vlerësim për veten. Kam humbur kohë me ata që s’duhej”– tha ajo në një intervistë në “Abc e Pasdites.”
Këngëtarja shtoi se gjatë këtij reflektimi, i ka kushtuar kohë edhe personave që nuk duhej apo diçkaje që nuk i ka dalë ashtu siç duhet. Megjithatë ajo theksoi se ia vlen të tentosh dhe të përpiqesh.

Eneda Tarifa foli edhe për jetën private, duke u shprehur se pas divorcit nuk i thotë “Jo” martesës, nëse “dashuria i vjen”.

“Mendoj që të flasësh për martesa, fejesa, bashkëjetesa është e kaluar për mua. Po të jap një përgjigje shumë konçize; do ta marr jetën si të më vij. Po erdhi le të vij. Bujrum, derë e hapur”- tregoi Eneda.

Gjatë një rubrike të emisionit “5 minuta”, ajo u pyet nëse do të dëshironte një fëmijë të dytë dhe këngëtarja pohoi duke thënë thjesht “Po.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: