Një histori jo si të tjerat u transmetua sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, në News24. Bujana Malaj rrëfeu jetën e babait të saj, Avdi Rexhës. Avdi Rexha lindi në një familje të thjeshtë tropojanë, kur ishte vetëm 3 vjeç humbi nënën, dhe kjo do ta shtynte që gjithë jetën t’u dedikohej veprave te mira dhe jetimeve. Pas viteve 90’, ai do të bëhej një zë i fortë në të gjitha trevat e veriut dhe diasporës. Një misionar paqeje, i cili me autoritetin dhe mençurinë e tij do të pajtonte pafund familje shqiptarësh, të cilat prej vitesh ishin në gjak me njëra-tjetrën.

Babai i 10 fëmijëve luajti rolin e një prindi për të gjithë ata që në momente të vështira të jetës së tyre kishin humbur arsyen. Për të gjithë veprimtarinë e tij ai është nderuar në vitin 2015 nga bashkia e qytetit të Bajram Currit me titullin “Qytetar Nderi”. Ishte viti 2016 kur në moshë të thyer ai u diagnostikua më një sëmundje të pashërueshme.

Kjo periudhë dëshmoi edhe një herë se veprat e mira nuk harrohen, me mijëra njerëz kanë shkuar ta shohin e të vizitojnë, teksa dergjej në shtrat, por sa më shumë kohë kalonte, sëmundja agravonte dhe kjo ishte arsyeja që ai vendosi të merrte armën e të qëllonte veten. U largua kështu nga jeta në moshën 95 vjeçare, por ajo që la përveç dhimbjes së madhe është emri me të cilin jo vetëm Bujana, por e gjithë familja e tij, krenohet dhe e duan këtë pasuri ta trashëgojnë brez pa brezi.

Rrëfimet:
Bujana Malaj: Në radhë të parë ju falënderoj për pjesëmarrjen që mund të shprehem për babain tonë të dashur. Në fillim dua, që nëpërmes këtij emisioni të shpreh ngushëllime për familjen time dhe ndaj atyre njerëzve që i janë gjendur pranë tij, që na bënë të harrojmë dhimbjen tonë.

Mëngjesin e 25 dhjetorit vjen një telefonatë e hidhur, e cila na mbështolli në një dhimbje shumë të madhe. Nuk e prisnim vdekjen e tij. Nuk e morëm vesh pse ndodhi dhe si ndodhi. Vëllai thotë: Bëni gati, prisni biletat dhe kthehuni në shpi. Dita e 25 dhjetorit ishte vështirë për të gjetur bileta. Megjithatë u bëmë gati dhe u nisëm.
Rreth orën 3 pasdite na jep motra lajmin që babai ndërroi jetë. Ne ishim të bashkuara. Dy motrat që jetonin në Londër, vëllai me nipat, u nisëm për në Tiranë. Më pas kur u nisëm në Tropojë, jeta e tij ishte shuar plotësisht.

Donim të dinim si ndodhi ngjarja. Na thonë babai juaj ka lënë një letër sipër tavolinës. Për një moment e harruam dhimbjen, sepse na u hoqën dyshimet që kishim për vdekjen. Morëm letrën, në të thoshte: Data 25 dhjetor, e mërkurë krishtlindje. Gëzuar të gjithëve. Unë po vetëvritem me armën time, që nuk e ka ditur asnjëri. Vendimin e mora për arsye shëndetësore. Mendova se dhashë të pamundurën për shoqërinë dhe njerëzit. Ditën e enjte të priten njerëzit. Kishte lënë datën e varrimit. Ditën e premte ora 12:00.

Kishte planifikuar çdo gjë. Kishte saktësuar se në xhepin e xhaketës kam lënë 4 milionë lekë të vjetra për mortin. Kjo na hoqi një barrë të madhe, jo për lekët, por për mënyrën e tij të shkrimit. Atë armë ne s’e kishim parë asnjëherë. Katin e parë ka pasur një muzeum që mbante gjërat personale. Babain e ka gjetur nusja e vëllait. Kunata ime. Kunata ime përpara aktit të tij, ka vajtur te nusja e vëllait në katin e dyte, ka biseduar me të dhe ka thënë do bie poshtë të marrë disa gjëra. Ka vajtur nusja e vëllait aty nuk i është përgjigjur babai, e ka parë nga dritarja që nuk ishte në gjendje të lëvizte.

Ka shpërthyer derën dhe ka hyrë brenda. Ka lajmëruar lokalin në emër të babës dhe e kanë marrë babën që ishte i plagosur për vdekje. Kanë lajmëruar vëllain se ishte në një mort. Është lajmëruar i gjithë fisi. E kanë çuar në BC, e kanë marrë me ambulancë dhe e kanë çuar në Gjakovë. Nuk e kanë mbajtur se ishte në gjendje të rënduar. E kanë nisur në Kukës. Ata e kanë nisur për Tiranë. Aty e kanë mbajtur dy orë në reanimacion, por gjithçka ka mbaruar. Është enigmë. Ai ka qenë njeri shumë krenar dhe ka dashur ta bëjë bujë ditën e ikjes nga kjo botë. Ditë e para e ka përjetuar shumë keq vëllai. Por i kanë qëndruar pranë njerëzit që baba rrinte shumë me to. Kur keni njeri në jetë nuk ja di vlerat, por kur largohet nga jeta e kupton shumë mirë se kush ka qenë dhe si ka qenë.

Ismaili, vëllai i Bujanës: Është e vërtetë. Ky është pengu më i madh i jetës time. E ka thanë gjithmonë: nuk kam frikë se vdes, po kam frikë se mbes. Mbetjen në shtrat nuk e pranonte!

Ismaili: Pjesëmarrja e të gjithë atij kallballeku, e ngushëllimit të atyre njerëzve nga Amerika dhe gjithandej na ka lehtësuar shumë dhimbjen e humbjes së babait tonë. Gjithmonë është munduar që të shuajë konflikti, të hapë një rrugë të re. Dhe thoshte: është “ma trim ai që mbyll gjak, sesa ai që hap gjak”.

Ka pasur shumë figura, shumë burra nga Kosova, nga Shqipëria. Ka qenë Gjin Marku, Zef Sokoli i Shkodrës, që kanë folur në emër të pajtimit të gjaqeve dhe kanë thënë fjalë të mençura me rastin e varrimit të babait tonë. Pengu më i madh i tij ka qenë vetë regjimi i atij. Nuk na ka lënë porosi. kurrë jeta e tij nuk na ka thanë se do të shikojmë mbrapa, por o burra para, të bëjmë pajtesë. Kjo ka qenë thirrja e tij. Na ka thënë të mos biem pre e askujt. Si komb të jemi gjithë të pajtuar dhe të shohim vetëm para.

Unë do mundohem se me çdo mënyrë të vazhdoj (qan) rrugën e babës tonë të pajtimi, drejtimit të rrugës së mbarë njerëzore. Jam i përkushtuar me çdo mënyrë, me farefisin që aq shumë e kanë dashtë. Falënderojmë gjithë stafin tuaj dhe paçi jetën e gjatë në këtë emision.

Bujana: Unë kam qenë shumë e lidhur me të. ai ka dashur gjithë fëmijët njëlloj, por mua mbase pak më tepër, sepse kam ardhur pas vëllezërve. Më ka pagëzuar me nje emër shumë të bukur “Madamia e Babës”. Kështu ka qenë i gatuar. Ai me dashamirësinë e tij edhe fëmijët e vegjël i afronte dhe iu jepte nga një simbol. Gjithmonë do na mbesin në mendje emrat dhe simbolikat e tij. Të gjithë do jemi krenar për të! Nëna e ka vuajtur aq sa e kemi vuajtur dhe ne. ai ka qenë një prind shembullor. ka lënë mbrapa vëllezërit dhe motrat, por do të na mungojë një pjesë e shpirtit tonë.

Humbjet i përjetoj me dhimbje shumë te madhe, por loti në sytë e tij nuk kemi parë. Ai a qenë kurajues për në. Forcë e madhe për ne, ashtu siç ishte për të gjithë njerëzit. Ai u largua me dhimbje të madhe, duke lënë të gjitha të mirat pas, duke lënë një emër të mirë pas. Ne do të jemi krenar për jetë të jetës. Në mendje më kanë mbetur letrat që personalitete të shumta kanë dërguar na Amerika.

Të them të vërtetën është shumë e vështirë që ta dimë rolin e tij aq të madh. Mendonin se meqë zoti e la kaq gjatë, 95 vjeç, dhe nuk e kemi pritur që do të largohet. Vlerën e tij të madhe e la pas shkuarjes së tij..! Nga paraqitja i kam ngjarë plotësisht. Më lejoni që në emër të babait të ngremë misionin e tij. Sot këto lekë që janë mbledhur në mortin e babait, t’i dhuroj në shtëpinë e jetimëve, Tiranë, meqë dhe babai u rrit jetim. Do mundohemi të përçojmë misionin e tij dhe ta përçojmë në brezat pasardhës. Shuma është 1 milionë lekë të vjetra do të shkojnë për shtëpinë “Zyber Hallulli”, në Tiranë.

Suela, drejtoresha e shtëpisë së jetimëve “Zyber Hallulli”: Më lejoni që në emër të institucionit të shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e njeriut tuaj të dashur. Një njeri që është model për tu ndjekur nga të gjithë. Do ju ftoja personalisht pranë institucionit tonë duke kaluar çdo gjë që keni menduar për ne, në mënyrë që ne të jemi transparent për donacionin që keni për ne shpreh solidaritet për këta fëmijë që janë mrekullia e botës dhe krenaria e vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb