Një përdhunim në moshën 15 vjeç, një abort 42 vjeç, teksa ishte e martuar me Ashton Kutcher dhe më pas rënia në tunelin e drogës dhe alkoolit…

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Demi Moore tregon gjithçka pa filtra, në librin autobiografik ‘Inside Out’ që do të dalë në 24 shtator dhe në një intervistë për New York Times ajo tregon disa nga kapitujt më të dhimbshëm të jetës së saj.

“Inside Out është një histori mbijetese, suksesi, dorëzimi dhe rezistence’, pranon artistja në një njoftim për shtyp të librit dhe në moshën 56 vjeçare vendos ta tregojë, duke ja shfaqur publikut pa barriera dhe artifice: ‘Eshtë emocionuese, por unë jam e ndjeshme’ ka thënë. ’Ky nuk është një interpretim i imi i bërë nga dikush tjetër…’

Një fëmijëri e vështirë, tentativat e vetëvrasjes së nënës Ginny: ’Kur isha akoma fëmijë më është dashur të heq nga goja e nënës time ilaçet, teksa ajo tentonte t’i bënte keq vetes. Diçka shumë e rëndësishme po më ndodhte, fëmijëria ime kishte mbaruar’.
Më pas tregon për dhunën seksuale në moshën 15 vjeçare dhe problemet me trupit dhe me drogën: ’Një ditë pas ditëlindjes sime të gjashtëmbëdhjetë vendosa të shkoja të jetoja me një kitarist’, tregon dhe dy vite më pas u martua më muzikantin Freddy Moore.

Tre martesa, me Freddy nga 1980 deri në 1984, e dyta me Bruce Willis nga 1987 deri në 2000 dhe në fund ajo me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013. Për këtë të fundit Demi tregon për një kapitull shumë të dhimbshëm në jetën e saj të patreguar më parë: ’Sapo kishim filluar të dilnim bashkë, ishte viti 2003, unë isha 42 vjeç, ai 15 vjet më i vogël se unë, unë mbeta shtatzënë shumë shpejt pas lidhjes tonë, me një vajzë, të cilën donim t’i vinim emrin Chaplin Ray, por në muajin e gjashtë të shtatzënisë pata një abort spontan’. Pas këtij episodi të tmerrshëm, Demi dhe Ashton provuan të kenë fëmijë, por pa sukses. Në libër artistja fajëson veten për abortin dhe thotë që filloi të pinte dhe të përdorte drogë për të kaluar dhimbjen. Në 2011 më pas vjen ndarja, pasi Moore zbuloi që Ashton e tradhtonte prej kohësh dhe dy vjet më pas vjen divorci: “Me të jetova rininë time shumë më tepër seç e kam jetuar kur isha 20 vjeç”, tregon.

Demi ka tre vajza me aktorin Bruce Willis, Rumer, që tani është 31 vjeç, Scout, 28 dhe Tallulah, 25 vjeç.
Në 2012 aktorja e famshme u detyrua të shtrohej në një qendër rehabilitimi. ’Një pjesë e jetës sime po merrte fund. Tani jam e pastër, por atëherë nuk kisha një karrierë dhe një marrëdhënie stabël’, ka thënë artistja për New York Times.
Sot më e keqja duket se ka kaluar për Demi Moore, që jeton e qetë marrëdhënien e saj me stilisten serbe Masha Mandzuka.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb