POGRADEC

Detaje shokuese vijojnë të zbardhen nga Pogradeci, pas krimit të tmerrshëm të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku djali i preu fytin të ëmës.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra, ka shkuar në vendngjarje, ku ka pyetur të afërmit e viktimës rreth krimit tronditës, që ka shokuar mbarë opinionin public.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç raporton gazetarja Kodra për “BalkanWeb”, të afërmit e viktimës Firdes Çekiçi kanë deklaruar se sherri në familje ka nisur për telefonin e vajzës së autorit të krimit.

Të afërmit janë shprehur se autori 44-vjeçar, Olsi Çekiçi, ka dashur të vrasë të bijën 15 vjeçe, për shkak të telefonit, por ka ndërhyrë e ëma e tij për të mbrojtur mbesën.

Pikërisht këtu ka nisur gjithçka dhe ka përfunduar me vrasjen tragjike të të moshuarës, ndërsa 15-vjeçarja, që ka parë gjithë ngjarjen, ka njoftuar policinë dhe është larguar nga banesa me biçikletë.

Ndërkohë, sot familja ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit të moshuarën Firdes Çekiçi. Në pamjet e banesës të siguruara nga gazetrja Lorena Kodra për BalkanWeb, shihet edhe porta ku 44-vjeçari bëri aktin e tmerrshëm, duke varur kokën e prerë të nënës. “BalkanWeb” posedon pamjet e rënda, por për arsye etike nuk do t’i publikojmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb