Në një intervistë për “ESPN Brasil” trajneri i Manchester United Jose Mourinho mohoi se do të trajnonte Selecaon në të ardhmen. Mou bëri shaka kur deklaroi se do të trajnonte përfaqësuesen braziliane kur të jetë në kërkim të një pune të lehtë pas Manchester United. Mourinho.
“Mendoj se pas Manchester United më duhet një punë më e lehtë, dhe të trajnosh përfaqësuesen braziliane është më e vështirë. Patjetër që do të ishte fantastike, çdo trajner do të donte të trajnonte ekipet më të mëdha dhe kombëtaret më historike. Por më duhet të pranoj se Brazili është i vështirë. Çdo brazilian është trajner. Mendoj se do të ishte një vend i vështirë për t’u punuar, por në të njëjtën kohë më tërheq ideja e të qenit trajneri i Brazilit.”, tha Mourinho.
Mou më pas foli edhe për përbuzjen që ka për kualifikueset e evropiane të Kupës së Botës. “Kualifikueset evropiane më nervozojnë. Ato të Amerikës së Jugut më eksitojnë. Më shijon futbolli që merret seriozisht, jo për qejf. Në kualifikueset e Amerikës Latine, futbolli është serioz, ka shumë ekipe të mira, me nivel të përafërt. Në Evropë kualifikueset janë qesharake.”, tha Mourinho.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: