Monopatinat elektrike po përhapen gjithnjë e më shumë në qendrat urbane italiane dhe, për të përmirësuar kushtet e sigurisë së njerëzve, po merret në shqyrtim shtimi në kodin rrugor të neneve që do të rregullojnë trafikun e tyre në qytetet e ngarkuara me automjete.

Me këto objektiva, Ministria italiane e Infrastrukturës ka thirrur prodhuesit e tyre në një takim që do të zhvillohet më 1 korrik 2021.

Ministria në fakt e konsideron të dobishme dhe të domosdoshme për të kryer në një kohë të shkurtër një vlerësim mbi sjelljen e atyre që po drejtojnë monopatinat elektrike, aksidentet e mundshme dhe identifikimin e mënyrave të përshtatshme për të rritur sigurinë për përdorimin e këtyre mjeteve të lëvizjes elektrike.

”Vetërregullimi i përbashkët i kompanive që operojnë në sektor është thelbësor për përmirësimin e kushteve të përdorimit të shërbimit”, theksoi Ministria italiane e Infrastukturës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb