Këto janë “rregullat e arta” që rekomandon eksperti i palestrës Damien Kelli. Duke ndjekur këto pesë këshilla të ushqimit në mënyrë të vazhdueshme dhe mbajtjen e një programi të fortë trajnimi, do të digjni yndyrë dhe do të humbisni peshë shumë shpejt, sigurisht në mënyrë të shëndetshme.

Ulni gradualisht sasinë e kalorive: për të humbur yndyrë, duhet të ulni gradualisht sasinë e kalorive që merrni duke ngrënë më pak dhe duke eleminuar ushqimet kalorike.

Ju nevojiten proteina: për të forcuar indet e muskujve, duhet të rrisni gradualisht sasinë e proteinave që konsumoni. Hani mish pule, peshk. Këto ushqime ju ndihmojë të përshpejtoni metabolizmin dhe mbajnë të ngopur përgjatë gjithë ditës.

Zgjidhni me kujdes karbohidratet që do konsumoni: për të humbur sa më shpejt yndyrën, ju keni nevojë të ulni gradualisht konsuminin e karbohidrateve. Me fjalë të tjera, hani më pak sheqer dhe niseshte, të tilla si drithëra të përpunuara. Ushqimi shumë prej këtyre ushqimeve mund të bëj kërdi në gjak tuaj, duke rritur hormonet që çojë për të fituar yndyrë.

Rrisni sasinë e zarzavateve që konsumoni: për t’u siguruar se do të jeni të shëndetshëm gjatë gjithë procesit, duhet të rrisni gradualisht sasinë e zarzavateve që hani, në mënyrë që të merrni më shumë fibra, vitamina dhe minerale.

Për të përmirësuar metabolizmin tuaj, gradualisht zëvendësoni yndyrnat të këqija me yndyrna të shëndetshme. Përdorni vaj ulliri, avokado, arra, fara dhe vajrat e peshkut në dietën tuaj. Këto ndihmojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit, si dhe në humbjen e peshës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb