TIRANE – Matja e shkarkimit të gazrave të automjeteve është ulur, gjë që penalizon fort makinat e vjetra. Në një intervistë për gazetën, “Panorama” specialisti i Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve shpjegon se cilat automjete do të penalizohen nga rregulli i ri.

Qeveria ka vendosur të ulë ndotjen e automjeteve në tri shkallë. Gjatë 6¬mujorit të vitit të kaluar u vendos për herë të parë matja e gazrave të makinave, kjo ishte faza e parë. Nga 1 janari, niveli i ndotjes nga gazrat e makinave është ulur më tej. Pakkush e di se sa gazra nxjerr makina e tij, por Maksim Tashi shpjegon për gazetën se në fazën e tretë, pas 1 korrikut 2016, normat e ndotjes nga gazrat e makinës do të barazohen me ato të BE-së dhe shumë makina rrezikojnë të dalin nga qarkullimi.

Tashi tregon edhe shifrat e para, nga 1 korriku deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar, kur ka filluar matja e ndotjes dhe penalizmi. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe “9,21 % e mjeteve kanë ngelur për shkak të mosplotësimit normave”.

Gazeta boton tabelën me normat e reja të ndotjes nga gazrat e makinës deri në fund të qershorit. Normat janë sa të BE-së, por kanë një shtesë që varion nga 5 për qind për makinat shumë të vjetra deri në 30 për qind për makinat e reja. Kush ngel në testin e kolaudimit, nuk mund të qarkullojë në rrugë dhe praktikisht e ka makinën të papërdorshme. E gjithë filozofia e vendimit të Qeverisë është ulja e numrit të makinave të vjetra, dhe duket se pas këtij hapi shumë nga rreth 450 mijë makinat që dalin jashtë qarkullimit.

Si ndryshon nga 1 janari norma e lejuar e shkarkimit të gazrave për automjetet?

Aktualisht jemi në fazën e tretë të normave të matjes së gazrave për automjetet, pra kanë filluar normat e reja për të arritur në objektivin e normativave të Bashkimit Europian, të cilat në vendin tonë do të nisin të aplikohen pas 1 korrikut 2016. Pra, pas përfundimit të fazës aktuale, nga 1 janari deri në 30 qershor, shtesat që kishin kundrejt normave të BE-¬së janë përgjysmuar. Çdo qytetar që ka mjetin me benzinë apo gazoil në funksion të vitit të prodhimit do të ketë edhe normat të publikuara në udhëzimin e Ministrisë së Transporteve që njihen gjatë kontrollit teknik të mjetit. Në fazën e parë të kolaudimit, poshtë këtij niveli, mjeti kalon, nëse është mbi këtë matja e parë që kryhet është gazi dhe në funksion të kar¬burantit benzinë apo gazoil ka edhe normat respektive. Për shembull, marrim një mjet të prodhuar në vitin 1995 me benzinë, me moshë 13¬vjeçare deri në 22¬vjeçare, norma e monoksidit të karbonit është 0,5, i shtohet 20% dhe norma bëhet 0,6. Pra, në rastet kur monoksidi i karbonit është nën këtë nivel, mjeti kalon testin e kontrollit teknik, në rast të kundërt ngel. Te një mjet që punon me naftë, i prodhuar në 2010, norma e shkarkimit të gazrave është 0,5, plus shtesën 30 % bëhet 0,65. Pra, në rast se niveli i llandës (ndotja nga djegia e karburantit) për mjetet me gazoil është normë mjeti ngel.

Cilat automjete nuk kalojnë kolaudimin nga ndryshimi i normave?
Diferenca e shtesave bëhet për stimulim të mjeteve me moshë sa më të vogël. E thënë ndryshe, mjetet me moshë më të vogël kanë shtesë më të madhe, sepse edhe normën e kanë më të vogël. Mjetet me moshë më të madhe kanë normën e lartë të shkarkimit të gazrave dhe shtesën e vogël. Pra shtesa e diferencuar bëhet për stimulim të mjeteve me moshë më të vogël. Këto shtesa aplikohen për 1 vit, çka u jep mundësi qytetarëve që kanë mjete të vjetra të kuptojnë se ka ardhur koha të vendosë vetë për rinovimin e tij.

Nga nisja e zbatimit të matjes së shkarkimit të gazrave, sa automjete kanë ngelur në kolaudim?
Nga 1 korriku, që kur ka nisur të zbatohet matja e shkarkimit të gazrave, si ngelës në rastet e mosplotësimit të normave dhe për periudhën 1 korrik deri më 30 nëntor kemi mjetet me benzinë ¬që janë 37 mijë, ku kanë ngelur 9642 mjete, nuk kanë hyrë në test 461 mjete për shkak të evidentimit me sy të ndotjes së madhe që kanë dhe këto përbëjnë 23 për qind të totalit të mjeteve. Për mjetet me naftë janë kontrolluar 120 mijë mjete, nga të cilat 1200 mjete nuk kanë hyrë fare për shkak të evidentimit të ndotjes me sy, dhe janë 3200 mjete që kanë ngelur, të cilat përbëjnë 3,6 % të mjeteve. Në total, 9,21 % e mjeteve kanë ngelur për shkak të mosplotësimit të normave.

Si veprohet më tej dhe çfarë tarifash paguan një drejtues?
Mjeti duhet të shkojë të kryejë shërbimin, të ndërrojë filtrat, të kryejë kontrollin e të gjithë sistemit të shkarkimit dhe të paraqitet për rikontroll. Për sa u përket tarifave, në rast se drejtuesi i automjetit kryen rikontrollin brenda muajit, tarifa reduktohet 40 %. Në rast se kalon 1 muaj, nuk i njihet kontrolli teknik, ai duhet ta përsëritë atë.

Cilat automjete dalin jashtë qarkullimit pas 1 korrikut me normat e reja?
Duke qenë se objektivi është që pas 1 korrikut të kemi norma në përputhje me direktivat e BE-së, këto shtesa në fazën e dytë ishin më të larta, çka do të thotë që drejtuesit e automjeteve duhet të merrnin masa për eliminimin e mangësive që mund të kishte mjeti i tyre. Shtesat nga 1 janari janë përgjysmuar, që do të thotë se normat janë zvogëluar, por në përqindje të vogël, pasi ndryshimi nuk është shumë i madh. Po të bëhet krahasimi i normës për monoksidin për një mjet me benzinë të prodhuar në 1986, nga 4,5, me shtesën 10 % bëhet 4,95. Për të njëjtin mjet nga 1 janari shtesa ësh¬ të 5 %, çka do të thotë që nga 4,95 norma shkon në 4,75. Kjo është një përqindje e vogël që ulet, por që është drejt barazimit me normën e BE-së, që pas 1 korrikut do të jetë 4,5. Kryesorja e zbatimit të udhëzimit për mje¬tet shumë të vjetra, që para korrikut të 2015¬s nuk kontrolloheshin, ato do kontrollohen dhe për rastet kur nuk plotësohen normat, ato do të dalin jashtë qarkullimit. Mjetet para 1986, që kanë moshë 30¬vjeçare. Kurse mjetet e prodhuara pas 2002¬shit, me moshë 14 vjet, të cilat duhet të kishin dalë jashtë qarkullimit, pasi deri në 8¬10 vjet shkon përdorimi, por ne themi që ato do të vazhdojnë të qarkullojnë, por plotësuar normat.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: