TIRANE – Është shumë e zakonshme të dëgjojmë se të famshmit ndjekin dieta rigoroze për të ruajtur një fizik perfekt. Por a funksionojnë vërtet këto dieta? Shoqata britanike e dietave dhe ekspertët e të ushqyerit, tregojnë disa nga sekretet që ndjekin ata që ne shohim me aq ëndje përtej ekranit të televizorit.

Ndiqni rregjim të rregullt ushqimor

Ata që i përmbahen kësaj dietë, ashtu si aktoret Miranda Kerr dhe Jessica Alba, hanë ushqime “të pastra”, dhe shmangin të gjitha ushqimet e përpunuara, që do të thotë se nuk konsumojnë ushqime me sheqer të rafinuar dhe hanë ushqimet në “gjendje natyrore” shkruan Shendeti.

Çaj detoksifikues

Nicki Minaj dhe Kylie Jenner, kanë paraqitur në llogarinë e tyre në Instagram produktet e çajit detoksifikues.

Termi i saktë është “çaj detoksifikues”, dhe produktet e tij pretendojnë përmirësimin e lëkurës, zvogëlimin e fryrjes dhe ju ndihmojnë për të humbur peshë.

Data 6: 1

Kjo është dieta e këngëtarit Chris Martin, e cila përfshin ushqyerjen me dietën tuaj të zakonshme për gjashtë ditë – dhe pastaj mos të hani ushqim fare ditën e shtatë.

Lëngje jeshile

Të gjelbër do të thotë të shëndetshëm, apo jo? Këto lëngje janë të përbërë nga fruta të ndryshme dhe perime. Rosie Huntington-Whiteley, Blake Lively dhe Gwyneth Paltroë preferojnë të konsumojnë këto lëngje. Nëse merrni shembullin e tyre do të përfitoni detoksifikim dhe humbje peshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb