Rregullatori rus i medias “Roskomnadzor” ka bllokuar aksesin e lexuesve rusë në faqen e internetit të gazetës gjermane të lajmeve “Bild”, sipas Interfax.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka bërë thirrje për bllokimin e faqes”, sipas njoftimit.

“Bllokimi i “Bild.de” nga censuruesit rusë konfirmon punën tonë gazetareske për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe na nxit për t’iu ofruar qytetarëve rusë edhe më shumë mundësi për t’u informuar me lajme dhe fakte përtej propagandës së qeverisë ruse,” tha shefi i përgjithshëm i “Bild”, Johannes Boie.

Boie, media e të cilit është pjesë e grupit mediatik “Axel Springer” njoftoi në Twitter se lexuesit në Rusi mund të hyjnë në faqen e “Bild” përmes aplikacionit “Telegram”.

Rregullatori rus i medias, së fundmi ka bllokuar një numër të madh faqesh mediatike, të konsideruara si kritike ndaj qeverisë.

Qeveria ka bllokuar gjithashtu platformat e mediave sociale Twitter, Facebook dhe Instagram, duke i klasifikuar rrjetet si Facebook dhe Instagram si ekstremiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: