PËRDITËSIM

Sot, disa zona në Elbasan dhe në Fier kishin mungesë energjie elektrike, kurse  njoftohet se të gjitha nën-stacionet e rajonit Qendër dhe Jug-perëndim janë vendosur tashmë në ngarkesë të plotë.

Të gjitha fidrat e nënstacioneve janë vënë në punë. Duke nisur nga ora 21:45 minuta, janë me energji elektrike të gjitha zonat  që u prekën nga avaria e linjës L220-7 Elbasan 1-Fier220 e OST-së.

18:15 – Me anë të një lajmërimi për mediat, njoftohen të gjithë abonentët se ka pasur defekt në linjën 220 kV Elbasan – Fier.

Në njoftim thuhet se si rezultat i defektit, disa zona në qarkun Elbasan dhe Fier janë pa energji. Po punohet për të kthyer energjinë elektrike.

Për shkak të defektit në linjën e OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit), disa NST kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se deri atëherë, kanë marrë energji rreth 70% e abonentëve. Vijon puna për stabilizimin e situatës.

Njoftimi:

Defekt në linjen 220kV Elbasan – Fier të OST, disa n/stacione jashtë pune

Ju bejme me dije se si rezultat I stakimit ne avari, te Linjes 220kV Elbasan – Fier te OST-se, sot ne daten 12/01/2021 ne oren 17:37, u nderpre energjia në N/stacionet Golem, Kavaje,

Plasmas, Rrogozhine, Divjake, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelce, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.

Nga ana e OST-se po behet rikthimi gradual i furnizimit, te N/stacioneve te OSSH-se, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rendesise se vecante, si Spitale, Ujesjellesa, Institucione etj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb