TIRANE- Pas më shumë se 8 orësh ndërprerje, banorëve të zonës së Kasharit u është rikthyer energjia. Prej orës 14:17 banorët e kësaj zone kanë vuajtur mungesën e energjisë për shkak të një defekti.

Sipas një njoftimi zyrtar, shkak për këtë defekt është bërë ndërhyrja e një person, i cili po kryente punime me iniciativën e tij personale në zonën e Kasharit, duke dëmtuar kabllot e tre dirave 20kv.

Si pasojë e kësaj kanë mbetur pa energji elektrike disa zona të Tiranës; Yzberishti, “Misto Mame”, Unaza e Re, Yrsheku dhe disa komplekse pallatesh në atë zonë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb